Flash

Prisnin pemët dhe i digjnin për të prodhuar qymyr, nën hetim dy persona në Dibër dhe specialisti i pyjeve

Lapsi.al 22 August 2024
Prisnin pemët dhe i digjnin për të prodhuar qymyr, nën hetim

Policia e Dibrës ka proçeduar penalisht dy persona, të cilët prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhuar qymyr.

Gjatë operacionit, është sekuestruar një sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore. Po ashtu, është proçeduar edhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Prerja e paligjshme e pyjeve : Ka çuar në dy të proçeduar, si dhe sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore të sekuestruara.

Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhura qymyr, procedohen penalisht 2 autorët. Proçedohet penalisht dhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat në vendin e quajtur “Krej-Lurë”, kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si dhe disa gropa të mbushura me dru zjarri, ku më pas i ndiznin për prodhimin e qymyrit të drurit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky aktivitet i paligjshëm kryhej nga shtetasi L.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi B.D., 53 vjeç, banues në Lurë. Për këto dy shtetas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”.

Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99.3 lekë dhe do shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.2 lekë dhe do shitet...

08:14

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI