Flash

Vrițet 68-vjeçari në Mirditë, qëllohet me armë nga dritarja e dhomës

Lapsi.al 20 August 2024
Vrițet 68-vjeçari në Mirditë, qëllohet me armë nga

Një 68-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Lajthizë në Mirditë. I moshuari i kalonte muajt e verës në këtë banesë, por ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, ai është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte.

68-vjeçari është gjetur dy ditë pas vrasjes nga e bija. Pasi ka humbur kontaktet me babanë, e bija ka shkuar në banesë, por të atin e ka gjetur të shtrirë në banesë pa shenja jeta. Më datë 20 gusht ajo ka bërë denoncimin në polici se ka gjetur babanë të pajetë, ndërsa kontaktet me të i kishte humbur prej datës 18 gusht.

“Më datë 20.08.2024, shtetasja L. Radi ka njoftuar Policinë se ka gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin Frederik Radi, 68 vjeç, në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, ku 68-vjeçari kalonte muajt e verës. Prej 2 ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën", njofton policia.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia ka shoqëruar disa banorë të zonës të cilët janë marrë në pyetje. Motivi i vrasjes dhe rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.", njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI