Flash

VIDEO nga vendngjarja në Velipojë/ Pronarët e hotelit vrànë me armë dy persona, plagosën edhe kamarierin

Lapsi.al 20 August 2024
VIDEO nga vendngjarja në Velipojë/ Pronarët e hotelit

Lapsi.al ka siguruar video nga vendngjarja në Velipojë ku mbetën të vrarë dy persona mbrëmjen e djeshme. Mësohet se dy vëllezërit, autorë të ngjarjes Eduard dhe Gezim Frroku pronarë të një hoteli në Velipojë janë konfliktuar dy muaj më parë me viktimat. Ata kanë qëlluar me 6 plumba kundrejt dy personave Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha. Dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Video-2024-08-20-at-8.40.10-AM-2-1.mp4"][/video]

Informacion paraprak:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I., të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI