Flash

Naomi Campbell në një romancë dashurie me Dj Rampa?

Lapsi.al 20 August 2024
Naomi Campbell në një romancë dashurie me Dj Rampa?

Naomi Campbell ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie pas shfaqjes në një club në Mykonos.

Në një video të publikuar në TikTok, Naomi shfaqet duke puthur DJ Rampa.

Njerëzit nëpër komente nuk e fshehën çudinë. “O Zot, çfarë?”; “Kur ndodhi kjo?!”; “Ata janë bashkë?”, ishin disa prej reagimeve të fansave në TikTok.

Rampa është një DJ i njohur, emri i vërtetë i së cilit është Gregor Sütterlin. Ai ka lindur në Freiburg, Gjermani dhe ka një label muzikor. Rampa është DJ dhe producent dhe për muzikën e tij është frymëzuar nga atmosfera e festave në Berlinin e viteve 2000.

Naomi ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin dhe gjithashtu e lidhur me emra të famshëm si Robert De Niro dhe Diddy. Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për  fansat.

“Më së shumti doja të bëhesha nënë. Fëmijët kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të rriten në një mënyrë krejtësisht normale. Fakti që jam personazh publik nuk duhet të jetë pengesë për ta. Unë po bëj punën time”, u shpreh Naomi së fundmi.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i The Godfather

John Aprea, një aktor i njohur për rolet e tij në The Godfather Part II dhe Full House, ka ndërruar jetë në moshën  83 vjeçare. Menaxheri i Aprea-s Will Levi...

15:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI