Flash

Lituania fillon ndërtimin e një baze ushtarake gjermane në kufi me Rusinë

Lapsi.al 20 August 2024
Lituania fillon ndërtimin e një baze ushtarake gjermane në kufi

Lituania që prej ditës së djeshme (19 gusht) ka filluar punimet për ndërtimin e një baze ushtarake që do të strehojë deri në 4000 trupa gjermane. Baza pritet të përfundojë në fund të vitit 2027.

Ky do të jetë dislokimi i parë i përhershëm i huaj për ushtrinë gjermane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shefi i mbrojtjes së Lituanisë Raimundas Vaiksnoras vlerësoi se vendi do të shpenzonte më shumë se 1 miliard euro (1.10 miliardë dollarë) gjatë tre viteve të ardhshme për të zhvilluar bazën, në një nga projektet më të mëdha të ndërtimit në historinë e tij.

Është "një investim i madh" për një komb prej 2.9 milionë banorësh me një ekonomi sa një e dhjeta e madhësisë së Gjermanisë, tha Vaiksnoras.

“Brigada do të punojë si siguri për vendin tonë dhe si pengesë, për të larguar rusët”, shtoi ai.

Baza do të jetë e vendosur pranë kryeqytetit Vilnius dhe rreth 12 milje nga Bjellorusia, një mbështetës i vendosur i Kremlinit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI