Flash

Goditi punonjësin e policisë dhe rojen në Spitalin e Traumës, vihet në pranga 39-vjeçarja

Lapsi.al 20 August 2024
Goditi punonjësin e policisë dhe rojen në Spitalin e

Një 39-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur policin dhe punonjësin e sigurisë në Spitalin e Traumës. E reja kishte kërkuar të futej në ambientet e brendshme të spitalit, pasi djali i saj po merrte mjekim.

Por, roja nuk e ka lejuar dhe 39-vjeçarja e ka goditur. Më pas, roja ka lajmëruar policët që ta largojnë, por gruaja ka kafshuar një prej policëve në shpatull dhe e ka goditur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen Henxa Deliu, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI