Flash

Dyshohej për vjedhje, 32-vjeçari shqiptar dëmton një nga efektivët e policisë në Itali

Lapsi.al 19 August 2024
Dyshohej për vjedhje, 32-vjeçari shqiptar dëmton një nga

Karabinierët së bashku me efektivë të policisë rrugore të qytetit Irpinia, njoftuan se orët e vona të së shtunës, ndaluan një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, i akuzuar për “rezistencë ndaj zyrtarit publik, plagosje dhe dëmtim të dëmshëm”, por edhe i dyshuar për një seri vjedhjesh.

Në fillim ishte qendra operative që sinjalizoi për një automjet të dyshimtë. Kur u urdhërua të ndalonte nga karabinierët, drejtuesi i makinës fillimisht e ngadalësoi shpejtësinë, duke u shtirur sikur ndaloi, por me një manovër të papritur ktheu marshin mbrapa dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe, duke goditur edhe patrullën, deri në kabinën e pagesës së autostradës së Avellino.

Më tej ka thyer barrierën dhe ka vazhduar arratisjen drejt Napolit. Ka qenë ndjekja edhe nga efektivët e kabinës lindore të autostradës së Napolit, në Pomigliano D'Arco, që arritën të ndalonin makinën të lëvizte.

Por nuk mbaroi këtu, sepse gjatë përpjekjeve për të shpëtuar, shqiptari i dyshuar, emri i të cilit nuk u publikua, u konfliktua edhe me efektivët, duke u përleshur. Një prej tyre, efektiv i Policisë Rrugore, mori lëndime të lehta, pa rrezik jete. Policia nuk njoftoi për gjetje të ndonjë sendi të paligjshëm apo që të ishte i kërkuar, teksa mbetet ende i panjohur shkaku i tentativës së arratisjes dhe sulmit ndaj trupës operacionale.

Ndaj tij ka dyshime se mund të jetë përfshirë në një seri plaçkitjesh të banesave të zonës dhe po pritet verifikimi i shenjave daktiloskopike dhe pamjeve të kamerave. I dyshuari do dalë para gjykatës për masë sigurie.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dom...

07:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI