Flash

Kush po e kërkon kokën e Adi Krastës në Prishtinë

Lapsi.al 18 August 2024
Kush po e kërkon kokën e Adi Krastës në Prishtinë

Një fortunë reagimesh kritikash, e pse jo dhe ofendimesh ka shpërthyer në Kosovë kundër gazetarit dhe moderatorit nga Tirana, Adi Krasta, që mban njëkohësisht edhe detyrën e drejtuesit të televizionit RTK.

Në thelb të shigjetimeve kundrejt tij janë akuzat për mos reagim ndaj atyre që shërbejnë si gazetarë militantë për llogari të  pushtetit dhe qeverisë. Opozitarë, kundërshtarë të Albin Kurtit, por edhe profesionistë të pavarur janë shprehur kundër Krastës si një disident i regjimeve të Berishës dhe Ramës në Shqipëri, por si servil i kryeministrit të Kosovës.

Shkak për këto reagime kundër gazetarit që drejton emisionin e së martës "A Show", në Syri TV janë bërë dy dorëheqje të ditëve të fundit, ajo e kryetarit të bordit të transmetuesit publik, RTK, si dhe ajo e një anëtareje dhe të disa drejtuesve të kësaj medie.

Në dorëheqjen e tij kryetari Besnik Boletini, e akuzoi Krastën se refuzon të marrë masa ndaj një lajmi skandaloz ku u shfrytëzua një media boshnjale për të goditur gazetarët kosovarë, kritikë me qeverinë, si të paguar nga Serbia. Natyrisht lajmi qe i pa verifikuar, pa burime dhe fakte të besueshme dhe përdorimi i RTK-së si shpërndarëse e tij u konsiderua si mëkat nga profesionistët dhe nga shumë organizata të lirisë së mediave, që kërkuan të gjithë shkarkimin e bordit drejtues së RTK-së në bllok.

Në artikullin e “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), të publikuar në korrik, supozohej se mediat online Nacionale me drejtues berat Buzhalën dhe Periskopi me drejtues Ilir Mirenën, janë të dirigjuara prej regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Në Kosovë pati reagime rreth këtij artikulli, kryesisht për faktin që RTK-ja transmetoi një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të partisë në pushtet.

Pas publikimit të një pjese të artikullit të portalit boshnjak në RTKlive dhe në RTK, Bordi i RTK-së u mbodh më 23 korrik dhe shprehu shqetësim për publikimin e “artikullit kontrovers" në RTK.

Bordi e cilësoi publikimin e tij si “gabim të qartë", duke kërkuar sqarime të detajuara nga drejtuesit. Por kur përgjegjësitë shkuan tek shefa lajmesh të lidhur direkt me partinë në pushtet, anëtarët e bordit që dhanë dorëheqje e akuzuan Krastëën si zv/drejtor i RTK që ushtron dhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm, se ai u bë pengesë për vënien e drejtësisë në vend dhe mbajtjen e përgjegjësive. Prej këtu shpërthyen dhe sulmet. Në mediat kritike me qeverinë qarkulloi në foto e moderatorit me shefen e kabinetit të Albin Kurtit, Dejona Mihalin, dhe u aludua për varësinë politike të tij. Profesori kontrovers universitar, Milazim Krasniqi u tall në Facebookun e tij me Vetëvendosjen, duke shkruar se në vend të Bashkimit Kombëtar që e kishin dikur prioritet kjo parti e ka bërë Kosovën peng të disa ve që janë larguar nga Shqipëria.

“Ne vend te bashkimit kombetar, LVV e ka vendosur Kosoven nen mbikeqyrjen e disa ikanakeve nga Shqiperia. Kosova e meriton kete kujdes. Deri sa te arrije nivelin e Himares, ku shqiptaret qallamiten ndermjet tyre, duke perkrahe dy greke per kryetarë. Ne rastin tone Dejona e Adi jane kandidat ideal per kryetarë. Urime suksese.” – shkroi Krasniqi në Facebook.

Ndërsa redaktori në KTV, një televizion që nuk shkuhet si kritik ndaj qeverisë, Besnik Krasniqi tha se Adi Krastën “e kemi pas idol, na doli karikaturë”.

Ndërkaq, Gazetari Parim Olluri ka reaguar ashpër pas fotografisë së Dejona Mihalit dhe Adi Krastën në një benzinatë.“Adi Krasta, “disidenti” i Edi Rames ne Shqiperi na u be servil i Dejona Mihalit ne Kosove. Te ishte bile servil i Kurtit direkt. Do te ishte pak ma dinjitoze.” – ka shkruar Olluri në Facebook.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI