Flash

Justin dhe Hailey Bieber bëhen prindër?

Lapsi.al 16 August 2024
Justin dhe Hailey Bieber bëhen prindër?

Së fundmi në TikTok dhe platforma të tjera sociale, njerëzit kanë nisur të shpërndajnë video duke aluduar s e Hailey Bieber ka sjellë në jetë tashmë fëmijën e saj. Duket se shkak për këto dyshime janë bërë disa lëvizje të fundit në rrjetin social të artistit.

Postimi i fundit i Justin-it ka qenë të premten dhe në të shfaqej një video me imazhet e një vendi malor piktoresk.

"Unë besoj se kjo lutje do t'ju japë besim dhe do t'ju kujtojë se mund të keni autoritetin e dhënë nga Zoti për t’ju udhëhequr në jetë, në vendin tuaj të punës ose në familje," shkroi ai. "Shpresoj që kjo t'ju fuqizojë, ndërsa niseni në udhëtimin tuaj për të pranuar dhe për të ecur sipas asaj që ju ka dhënë Zoti!" Ky postim është interpretuar më shumë si një qasje pranuese e Justin-it ndaj rrugëtimit të tij të pritshëm si baba.

 

Themeluesja e Rhode Skin njoftoi shtatzëninë e saj në maj. Çifti prej shumë vitesh ndau lajmin me një video të ëmbël që tregonte ceremoninë e rinovimit të betimit të tyre në Hawaii – ku dukej dhe barku i rrumbullakosur i Hailey. Nëna e ardhshme tani është rreth shtatë muajshe shtatzënë.

Dyshja u martuan në shtator 2018. Vitin pasues, një burim i tha ET se Justin “gjithmonë donte të ishte një baba i ri”.

“Prindërit e Justin ishin të rinj kur ai erdhi në jetë,” tha burimi i ET për Pattie Mallette dhe Jeremy Bieber, të cilët të dy ishin 18 vjeç kur lindi Justin. “Ai e ka dashur gjithmonë lidhjen që kanë dhe se si është më shumë një miqësi”.

Të këshilluara

Taylor Swift i bën 'diss' Kanye West

Duket se grindja mes Taylor Swift dhe Kanye West nuk ka përfunduar. Të enjten, këngëtarja e "Bad Blood" publikoi një version të rititulluar të diss-it të saj...

14:17

Ndahet nga jeta aktorja e “ The Notebook”

Gen Rowlands, e njohur më së shumti për rolin e saj në The Notebook, ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Kaliforni më 14 gusht, raporton TMZ. Ajo ishte 94. ...

14:09

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI