Flash

Detaje të reja nga arrestimi i shefit të antidrøgës, shantazhoi biznesmenin me mbyllje aktiviteti

Lapsi.al 16 August 2024
Detaje të reja nga arrestimi i shefit të antidrøgës,

Dalin detaje të reja nga arrestimi i Gazmir Preçit. Shefi Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Policinë e Durrësit, është paraqitur disa ditë më parë te një Club në afërsi të Urës së Dajlanit ku ka takuar pronarin.

Duke mos gjetur shkelje të tjera, Gazmir Preçi ka pretenduar se lokali i natës ka disa vajza punonjëse të paregjistruara dhe në këtë mënyrë e ka kërcënuar se do t’i mbyllte aktivitetin. Pronari e ka kundërshtuar dhe i ka thënë se nuk ishte ai që mund të vendos gjobë, por janë institucione të tjera.

Në këto kushte Gazmir Preci ka vijuar duke i dërguar një sekser në mënyrë që t’i kërkonte 20 mijë euro në mënyrë që ndaj biznesit të mos kryheshin veprime. Pronari i clubit “stript” në këto kushte i është drejtuar drejtorisë së AMP duke bërë denoncim.

Agjentët e AMP dhe të BKH, kanë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh me numra serial të regjistruar dhe ia kanë dhënë pronarit që ishte shantazhuar për dhënie pasurie. Ky i fundit ka komunikuar me Gazmir Preçin duke i thënë që nuk ka nevojë për sekser, por paratë të vinte t'i merrte vetë.

Teksa kanë lënë një takim në zonën e Kinostudios në Tiranë, pronari i klubit të natës është pajisur me kamera dhe me përgjues. Ndërkohë në ambientet e vendit ku do takoheshin janë vendosur agjentet e AMP. Sapo janë takuar pronari i lokalit i ka dhënë lekët Gazmir Preçit dhe më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP duke e arrestuar në flagrancë.

Tashmë hetimet janë shtrirë nga SPAK dhe AMP edhe për raste të tjera që dyshohet se Gazmir Preçi ka kërkuar para. Po ashtu po hetohet edhe sekseri që përdorte Gazmir Preçi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.4 lekë dhe do të shitet me 100.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 90.4 lekë dhe d...

08:16

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI