Flash

Dezinformuesit janë Drejtori i Policisë dhe zëdhënësi i saj Rama

Lapsi.al 15 August 2024
Dezinformuesit janë Drejtori i Policisë dhe zëdhënësi i

Në më pak se 24 orë nga reagimi, dukshëm me pahir i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ngjarjen e Pogradecit, dolën në pak rrenat që deziformuan publikun.

Prokurorja e çështjes atje, dukshëm e vënë nën presion të jashtëzakonshëm, kreu një lëvizje shumë interesante që në thelb nxori gënjeshtare të gjithë policinë e shtetit dhe zëdhënësin e saj Edi Rama.

Duke marrë nën përgjegjësi penale një inspektor policie që ka qenë prezent në vendngjarje, me dyshimin e arsyeshëm se ai ka keqorientuar hetimet duke mos mbledhë provat e plota, në thelb provon se Muhamed Rrummnullaku dhe zëdhënësi i tij Edi Rama GËNJYEN publikun.

Pra po na del se Policia nuk ka kryer hetimet e duhura dhe e ka keqreferuar çështjen në prokurori. Ekzakt këtë gjë kanë thënë familjarët e viktimës dhe mediat që i janë referuar atyre.

Policia pra, NUK NA PASKA QENË KORREKTE! NUK E KA BËRË DETYRËN!

Nëse vijojmë më tej llogjikën të gjitha deklarimet e zotit Rrumbullaku dhe zëdhënësit të tij Edi Rama, nuk emetojnë informacione që bazohen në fakte reale, por në rrena. Në sajesa tipike policësh të zënë në faj, "mjeshtëri" tipike kjo e Ardi Veliut, me mendtë e të cilit foli dje gjithë qeveria.

Policia e Pogradecit duke mos kryer veprimet e duhura hetimore në vendngjarje, E PASKA FSHEHUR që çke me të të vërtetën.

Nuk po i hyj pastaj debatit mbi kualifikimin ligjor sepse nuk ka shanc të jetë serioz edhe nëse është bërë, referimi për vrasje me dashje kur policia paska patur versionin e një të dehuri që ra në tokë pas një zënke. Ajo rrenë u pa që dje.

Dhe rrena e fundit ishte mbi ekstradimin nga Dubai.

Kryerrena më e madhe që ekziston.

Dmth nga halli i Pogradecit, dje na doli se policia e Rrumbullakut na qenka mbi shtetin dhe mbi shtetet sepse na paska ekstraduar dy persona nga mjë vend ku nuk kemi marrëveshje. Atë që se bën dot Ulsiu na e bëri medemek policiu... qesharakë!

Siç e sqaroi thjeshtë avokati këtë histori, personat thjesht kanë vendosur të paraqiten vetë para drejtësisë dhe janë vetëdorëzuar në komisariatin e Rinasit, pasi kanë udhëtuar nga Dubai në Turqi dhe në vijim në Tiranë.

Pra janë vetëdorëzuar dhe jo ekstraduar!

Tani, kush rren?!

Kush dezinformon?!

Media apo Policia dhe zëdhënësi i saj Rama?!

Policinë mund ta mbrojnë me dhunë nga përbaltja, por jo nga përmjerja ku është zhytur deri në fyt!/ Marrë nga Facebook i autorit

Të këshilluara

Kush janë katër tradhtarët e Tërbaçit?!

Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo votë është e sh(tr)enjtë, por edhe këto zgjedhje nuk kaluan pa probleme. Dhe problemi më i madh u shfaq n...

15:25

A shihemi fundjavën tjetër djema?

Spiromilot kanë djegur tërësisht tre fshatra të Himarës (15% të fshatrave të zonës) dhe dhjetra shtëpi në fshatra të tjera, përveçse kanë vrarë dhejtra dhe dëbu...

12:42

Çka më tha Ramiz Alia për Ismail Kadarenë

Nga Adriatik Kelmendi (Në vjeshtën e vitit 2006, ish-udhëheqësi i Shqipërisë Ramiz Alia kishte ardhur për herë të parë në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botëror...

19:31

Edhe lejet e ndërtimit në dorë të Ramës

Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e fundit të VKM NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT...

18:35

A ishte kjo brohorima më e fortë e vitit?

Nga Andre Albers, BILD A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit? Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti d...

12:00

Filania e shoqja e filanes

Një ndër debatet e hapura në mënyrë ciklike sa herë që afrohen data të caktuara simbolike, të cilat promovojnë çiftet e të njëjtit seks, është edhe ndërkallja m...

18:55

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI