Flash

Arsyeja pse Travis Kelce nuk i ka propozuar ende Taylor Swift

Lapsi.al 15 August 2024
Arsyeja pse Travis Kelce nuk i ka propozuar ende Taylor Swift

Travis Kelce nuk do martohet me Taylor Swift-it pa një " kontratë paramartesore të hekurt", raporton Life & Style.

"Nuk ka asnjë mënyrë që Taylor të ecë drejt altarit pa një kontratë paramartesore," tha një burim i brendshëm për botimin për një raport të publikuar të mërkurën. Ndërsa dyshja thuhet se po flasin se si do të jetë marrëveshja e tyre, ata ende nuk kanë konsoliduar asgjë.

Këngëtarja e "Karma" dhe Kelce janë në lidhje për pak më shumë se një vit. Ata e bënë publike lidhjen e tyre në shtator 2023 kur Taylor u shfaq në ndeshjen e tij NFL kundër Chicago Bears në stadiumin Arrowhead në Kansas City, Mo.

Ai gjithashtu ka udhëtuar anembanë globit në Amerikën e Jugut, Azi dhe Evropë për të parë Taylor-in duke performuar në turneun e saj Eras Tour. Travis madje i befasoi fansat duke u bashkuar me të në skenë në një nga shfaqjet e saj në Londër në korrik./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e “ The Notebook”

Gen Rowlands, e njohur më së shumti për rolin e saj në The Notebook, ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Kaliforni më 14 gusht, raporton TMZ. Ajo ishte 94. ...

14:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI