Flash

Skandali/ Nisin hetimet për gazetarët që "baltosin" policinë!

Lapsi.al 14 August 2024
Skandali/ Nisin hetimet për gazetarët që "baltosin"

Herën e parë kur u arrestua administratori i një portali meqë  kishte "denigruar" drejtuesit e policisë së shtetit, përgjimi dhe survejimi i lëvizjeve të Ervis Hasanagës u krye në fshehtësi. Por herën e dytë, kur policët pretendojnë se puna e tyre është "baltosur" në media, Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku pranon publikisht se ka dhënë urdhër për të rrëmuar në internet dhe për të gjetur se kush ka keqinformuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Meqë në media u raportua gjerësisht versioni se policia e Pogradecit tentoi ta manipulojë vrasjen e 42-vjeçarit si aksident dhe jo si vrasje, Rrumbullaku përdori togfjalëshin "baltosje" dhe e quajti një akt të dënueshëm ligjërisht.

"Policia e Shtetit nuk është as e përsosur dhe as e pagabueshme. Por baltosja e saj si në këtë rast është jo thjesht e pabazuar, po është e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, sepse cenon integritetin dhe besueshmërinë e garantit të rendit publik" tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka identifikuar personat që kanë keqinformuar, Rrumbullaku pranoi se zyra e marrëdhënieve me publikun po kërkon në internet për të gjetur se kush e ka shkruar versionin e fshehjes së vrasjes dhe më pas policia do të përgatisë ndjekjen penale.

"Drejtoria e marrëdhënieve me median në policinë e shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal  në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë disinformim të qëllimtë" tha Rrumbullaku.

Mbetet e paqartë se çfarë akuze mund të ngrejë policia për dikë që shkruan në rrjetet sociale apo në media se ngjarja e Egli Progës u mbajt e fshehtë nga Komisariati i Progradecit. Por arrestimi i Ervis Hasanagës që administronte një portal periferik është shembulli më i mirë për të ilustruar ndëshkimin, për të cilin flet Rrumbullaku.

Pasi e kishin përgjuar dhe survejuar Ervis Hasanagën, për shkak të portalit që menaxhonte, shefat e policsë zbuluan se ai financohej nga një vartës i tyre, që punonte në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

Hasanaga u thirr në polici dhe aty iu vunë prangat. Pasi e mbajtën në qeli, i ngritën akuzën e "falsifikimit kompjuterik".  E vërteta është që prokuroria nuk ra dakort me arrestimin dhe kërkoi lirimin e tij nga burgu disa ditë më pas.

Por arrestimi u sherbeu shefave të policisë për të mbyllur portalin dhe është precedent i rrezikshëm i kërcënimeve që lëshohen sot nga policia e shtetit për raportimet e papëlqyeshme në lidhje me vrasjen e Egli Progës.

Gjithsesi, kërcënimet e Rrumbullakut kundër gazetarëve janë pjesë e një operacioni mediatik të dirigjuar nga qeveria. Paralelisht me drejtorin e policisë, doli në media edhe drejtori i urgjëncës, Skënder Brataj që mohoi vonesën e ambulancës për gjysëm ore. Versioni i Bratajt bie ndesh me dëshminë e kushëririt të viktimës që ishte dëshmitar okular në vendin e ngjarjes.

Pas dy drejtorëve, doli në media kryeministri Edi Rama, i cili po ashtu fajësoi gazetarët për manipulimin e të vërtetës.

"Bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore" u shpreh Rama.

Në fakt, ata që manipulojnë janë zyrtarët shtetërorë, sepse raportimet e gazetarëve ishin të bazuara mbi shqetësimet dhe deklaratat e familjarëve të Egli Progës. Më poshtë është intervista e dhënë nga motra e viktimës, Jonida Proga e cila tregon me zë dhe figurë se kur ka pyetur në polici për vrasjen e të vëllait, policët i thanë se ishte thjesht një aksident./Lapsi.al Video më poshtë:

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI