Flash

Sherr me sende të forta në Bulqizë, vihen në pranga dy persona

Lapsi.al 14 August 2024
Sherr me sende të forta në Bulqizë, vihen në pranga dy

Dy persona janë arrestuar në Bulqizë dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht pas konfliktit fizik e me sende të forta midis tyre. Të plagosurit nga sherri janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën. Policia vuri në pranga dy shtetas dhe procedoi penalisht 6 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar  shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.O., 32 vjeç;

– P.O.,  45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Shpërthim në Pejë, dy të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë ku janë lënduar dy persona. Ngjarja u rregjistrua në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa të lënduarit janë dërg...

09:27

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.5 lekë dhe do të shitet me 100.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 90.5 lekë dhe d...

08:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI