Flash

Kurti për Urën e Ibrit: Nuk është çështje diskutimi, është çështje hapjeje

Lapsi.al 14 August 2024
Kurti për Urën e Ibrit: Nuk është çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për çështjen e urës mbi Ibër. Sipas tij kjo është çështje e Kosovës dhe se ura është përmbyllur në vitin 2016-2017 sa i përket Brukselit. Kurti ka shtuar se fillimisht duhet të pritet raporti për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit. Ai më tej shtoi se ura do hapet.

“Ne nuk kemi marrë asgjë zyrtare. Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitin 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë lëvizje të lirë të qytetarëve edhe sundim të ligjit edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura”.

“Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë Kurti.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.5 lekë dhe do të shitet me 100.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 90.5 lekë dhe d...

08:12

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI