Flash

Dhunë, drøgë e plagosje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Lapsi.al 14 August 2024
Dhunë, drøgë e plagosje, arrestohen 5 persona në

Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar 5 persona në orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. F., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasen M. P. (Sh.), 58 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, i kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– O. H., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi B. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.5 lekë dhe do të shitet me 100.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 90.5 lekë dhe d...

08:12

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI