Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Trump paralajmëron padi kundër DASH për persekutim politik, kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim

Lapsi.al 13 August 2024
Trump paralajmëron padi kundër DASH për persekutim politik,

Donald Trump ka ngritur një padi kundër Departamentit Amerikan të Drejtësisë për “persekutim politik”, duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim për kontrollin e ushtruar në pronën e tij në Florida në vitin 2022, ku u gjetën dokumente qeveritare konfidenciale dhe të klasifikuara.

Trump akuzon Prokurorin e Përgjithshëm Merrick Garland dhe drejtorin e FBI-së Christopher Wray për shkeljen e “protokollit” të përdorur në rastet që përfshijnë ish-presidentë për ta dëmtuar atë.

“Garland dhe Ray nuk duhet të kishin autorizuar kurrë kërkimin në (Mar-a-Lago) dhe hetimin (penal) që pasoi”, thuhet në padi, e cila kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim dhe interes dhe 15 milionë dollarë të tjerë për tarifat ligjore.

Kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit vazhdon të përsërisë,  se demokratët kanë manipuluar sistemin e drejtësisë për ta dëmtuar atë.

Dy vjet më parë, FBI kontrolloi pronën e Trump në Palm Beach, Florida, si pjesë e hetimit të saj për keqpërdorimin e supozuar të ish-presidentit të dokumenteve të klasifikuara. Në qershor 2023, Trump u padit për 37 akuza penale për trajtimin e dokumenteve, por çështja u hodh poshtë muajin e kaluar.

Të këshilluara

Ukraina vazhdon sulmet ajrore në Kursk

Ukraina ka kryer sulme të reja me dronë në rajonin kufitar rus të Kurskut më 13 gusht, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, kritikoi Perëndimin për mbë...

09:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI