Flash

Mat/ Lëvizte me armë në makinë dhe e hodhi gjatë ndjekjes nga policia, në pranga 23-vjeçari

Lapsi.al 13 August 2024
Mat/ Lëvizte me armë në makinë dhe e hodhi gjatë

Ardiklajd Metra, nga Burreli, është arrestuar nga policia pasi është kapur me pistoletë në makinë, të cilën ka dashur që ta fshehë duke e hedhur në tarracën e një lokali. 23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua po ashtu municio luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip "Benz".

"Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në tarracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip "Benz", me të cilin lëvizte 23-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI