Flash

Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 62-vjeçari në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 13 August 2024
Kapet duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet

Një 62-vjeçar në Malësinë e Madhe është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Territor i pastër”.

Sipas informacioneve është kapur në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj. Ndërsa, bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

NJOFTIMI I POLICISË:

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, vihet në pranga 62-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin 62 vjeç, banues në këtë fshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë, duke u kujdesur për dhjetëra bimë narkotike që i kishte kultivuar në tokë publike.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI