Flash

Ekipi i Trump akuzoi Iranin për sulm kibernetik gjatë fushatës, FBI nis hetimet

Lapsi.al 13 August 2024
Ekipi i Trump akuzoi Iranin për sulm kibernetik gjatë fushatës,

FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokumente të ndjeshme të fushatës, disa ditë pasi fushata akuzoi për një sulm kibernetik nga Irani.

FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej: “Ne mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje”.

Ekipi i kandidatit republikan nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e agjentëve të huaj për të ndërhyrë në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Në raport përmendej një rast në qershor kur një njësi e zbulimit ushtarak iranian i kishte dërguar një virus në formën e “një emaili ndaj një zyrtari të lartë të një ekipi të një fushate presidenciale nga një llogari emaili e komprometuar e një ish-këshilltari të lartë.” I pyetur mbi pretendimin e ekipit të Trump, misioni i Iranit në OKB mohoi që Teherani të ishte i përfshirë.

FBI po heton gjithashtu lidhur me një ndërhyrje të mundshme ndaj këshilltarëve të ekipit të fushatës së presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris, njoftoi të hënën gazeta Washington Post.

FBI e filloi hetimin për këtë ndërhyrje të mundshme në qershor, kur Biden nuk ishte tërhequr nga kandidimi për një mandat të dytë, nën dyshimin se Irani qëndronte pas përpjekjeve për të vjedhur informacion nga dy fushatat presidenciale në Shtetet e Bashkuara, thotë gazeta duke cituar disa burime. Ekipi i fushatës së Harris nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./VOA

Të këshilluara

Stuhia 'Debby' godet Floridën, 4 viktima

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale, Debby, goditi Floridën më 5 gusht, duke kërcënuar se mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërsh...

10:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI