Flash

Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

Lapsi.al 12 August 2024
Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një status të gjatë të Edi Ramës në Facebook, me siguri që i ka bërë pyetjen vetes: Si është e mundur që ky njeri ka një erudicion të frikshëm? Si njeh ai çdo detaj dhe çdo imtësi?

Ajo për të cilën dëshmoi një këmbëngulje prej grafomani shefi i qeverisë, lidhej me polemikën që shpërtheu pasi mundësi me origjinë nga Osetia, Chermen Valiev, arriti ti japë një medalje të bronxtë Shqipërisë, në olimpiadën e Parisit. Rama e kishte përshëndetur këtë si ngritjen për herë të parë të flamurit kuq e zi në lojrat olimpike. Kundërshtarët e tij nxituan ta quajnë mashtrues dhe hipokrit (lexo shkrimin e Lapsi.al te linku poshtë) duke pretenduar se medaljen e parë e pati marrë pëshëngritësi Ymer Pampuri, në olimpiadën e Mynihut, në 1972.

LEXO ME TEJ:

Rama ia fut Berishës për medaljen olimpike të Shqipërisë

Në fakt, lidhur me këtë Rama ka të drejtë, por hipokrizia dhe mashtrimi i tij shkëlqejnë diku tjetër. E për të kuptuar këtë mjafton të lexosh me vëmendje tekstin e tij të stërgjatë.

Aty tregohet se si ish basketbollisti i dikurshëm e njeh me imtësi historinë e mundësit të ardhur nga Kaukazi. Ai di çdo detaj të origjinës dhe mbërritjes në Shqipëri dhe garës që bëjnë federatat sportive për të tërhequr kampionë të tillë. Deri këtu e kuptushme mund të thotë dikush, është informacioni i një njeriu për ngjarjen që është e freskët. Por bagazhi i njohurive të liderit zbret shumë më thellë. Ai di çdo rrethanë dhe vogëlsi për bëmat e Ymer Pampurit gjashtë dekada më parë. Ai njeh organizimin e Kampionatit Botëror të peshëngritjes në 1972 dhe rreguallat e Olimpiadës të atij viti. Ai flet me sigurinë e specialistit, për tre stilet e ndryshme sipas të cilave zhvillohet gara e ngritjes së peshave. Tronditëse apo jo? 

Por, pasi ke marrë veten nga ky ortek njohurish vetvetiu të lind pyetja. Po si është e mundur që ky njeri që është i informuar për skutat më pa rëndësi të Komitetit Olimpik, të rilindur, që njeh detajet e mundjes dhe historinë mbi gjysëm shekullore të peshëngritjes, nuk ka ditur as një gjë për atë që paguhet, për gjysmën e qeverisë së tij, që "i hante kumblla dhe dardha pas shpine" ? Si ka mundësi që në veshë nuk i kishte mbërritur asnjë murmërimë për Qaton dhe Mollën e 5D, kur në memorien e tij është e skalitur e gjithë biografia e Ymer Pampurit? "Ka vënë dikë për t'i përgatitur tekstin për ti'u përgjigjur Berishës- kështu veprojnë kryeministrat seriozë" - mund ta justifikojë dikush. Por, as kjo alibi nuk pi ujë. Sepse po të ishte kështu, do ishte informuar që kur opozita i denoncoi për herë të parë inceneratorët (do vinte dikë të informohej- dhe nuk do çonte gjithë PS-në për karshillëk të kritikëve te barku i djegësit të Elbasanit. E njëjta logjikë vlen edhe për solidarizimin, "me pikë e presje" me Erion Veliajn për të mbrojtur hajdutët e 5D-së.

Kur ka të drejtë dhe kur manipulon Rama për mercenarët e Parisit

Pra, Edi Rama nuk është mashtrues- siç e akuzon Berisha- për shpalljen e së parës medalje olimpike të Shqipërisë. Ai është hipokrit kur pretendon se di çdo imtësi për Chermen Valievin apo Ymer Pampurin dhe asnjë gjë për paratë që firmoste për një incenerator inekzistent. Ai del qesharak kur do të na bëjë të besojmë se, si ish sportist, njeh gjithçka rreth garave të sporteve burrërore, por nuk ka asnjë djeni për detajet e gjysëm miliardi euro nga buxheti, për të cilat ka detyrë të kujdeset.

Të dyja këto rrëfime, edhe ai i Ramës që inspekton në filigran projektet; që dizenjon me dorën e tij fanelën e kombëtares fituese; që i vizaton Kazamontit motivet e fasadës së stadiumit, pra ai i një manjaku të detajve edhe ky tjetri, i një njeriu që injoron vogëlsitë e masakrave të hajdutërisë, nuk mund të qëndrojnë sëbashku. Të duash ti mbash tok ato, do të thotë, ose se e ke humbur sensin e realitetit, ose se nuk merakosesh më për atë që mendojnë ata që të ndjekin. Këto dy fabula kundërthënëse nuk mund të bashkëudhëtojnë paralelisht.

Predikuesi i tyre dhe ata që e rrethojnë, duhet të zgjedhin: ose njërën, ose tjetrën. Dhe duke qënëse ata që "kanë dorë" shkëputen me vështirësi nga vesi i tyre, Edi Rama duhet të dijë, së paku, të mposhtë në publik, vanitetin se njeh çdo dosje në imtësi.

©Lapsi.al     

 

Të këshilluara

BE po mbytet në urën e Ibrit

Edhe ata që nuk e duan aq shumë BE-në e pranojnë se ajo ka dy arritje të mëdha. E para është liria e lëvizjes brenda bllokut pa kontrolle kufitare dhe e dyta ës...

12:21

A është real rreziku i antiamerikanizmit?

Dy ngjarje që kanë rindezur tensionet në Kosovën veriore, ajo e mbylljes së disa pikave të pa liçensuara të postës serbe dhe nisma e qeverisë Kurti për të rihap...

19:17

Himara, si fundi i farsës

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku "greku" i Ramës i mori vendin "grekut" të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, k...

11:16

Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale. Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq ed...

12:00

Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Rreziku gjeopolitik i një presidence Trump, si për Shqipërinë dhe Kosovën, është i qartë. Trump është adhurues i Vladimir Putinit dhe mosbesues ndaj NATO-s. Ard...

13:05

Berisha e vrau opozitën me listat e mbyllura

Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm një goditje morale dhe imazhi për opozitën. Me vitet që ka në ...

16:05

Më mirë "M"... sesa i varfër

Në Shqipëri përbën mallkim të jesh i varfër. Ky është konkluzioni i parë dhe i vetëm i skandalit të mikro kredive, që prej disa kohësh, po rrihet mbarë e prapë,...

14:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI