Flash

Detaje/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në ecje në Kurbin

Lapsi.al 11 August 2024
Detaje/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në ecje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Kurbin. Sipas informacioneve është qëlluar me armë zjarri drejt një makine në lëvizje që drejtohet nga një shtetase e huaj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bushnesh, ndërsa ende nuk dihen motivet. Gjithashtu ende nuk dihet nëse në makinë kishte persona të tjerë apo nëse ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të 11 gushtit, ndërsa drejtuesja e mjetit dhe persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Laçit dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj, si edhe identifikimin e autorit/ëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI