Flash

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 39 gradë

Lapsi.al 9 August 2024
Parashikimi i motit: Temperatura deri në 39 gradë

Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta të vendit.

Në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara, ndërsa në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat maksimale parashikohen të jenë 39 gradë ndërsa ato minimale 14 gradë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI