Flash

Në kërkim për mashtrim, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 9 August 2024
Në kërkim për mashtrim, arrestohet 41-vjeçari në

Policia në Tiranë njofton se në kuadër të operacionit të koduar “Deceit” ka vënë në pranga një 41-vjeçar.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Ai u kap në Fushë Mëzez, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Policia Tiranë:

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dhe ato të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99.7 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.1 lekë dhe do shitet me 92....

08:26

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI