Flash

Klea Prenga: Ajo që më sulmoi nuk ka burrë!

Lapsi.al 9 August 2024
Klea Prenga: Ajo që më sulmoi nuk ka burrë!

Klea Prenga, 24-vjeçarja që dyshohet se u godit me shishe qelqi në fytyrë nga ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe motra e saj, Marinela Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pasi denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj saj.

Ajo iu është përgjigjur aludimeve se ka krijuar një lidhje intime me bashkëshortin e Marinela Berishës, duke u shprehur se “personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje”.

[caption id="attachment_935822" align="alignnone" width="1043"] Screenshot[/caption]

Klea Prenga iu drejtua dy motrave duke thënë që janë “femra me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë”.

“Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të me rrezoje”, thekoi ajo.

[caption id="attachment_935821" align="alignnone" width="1065"] Screenshot[/caption]

Postimi i plotë:

Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje.

Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet. Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta.

Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm. Në vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të me rrezoje.

Të këshilluara

Meghan Markle paditet sërish nga e motra

Samantha Markle nuk po tërhiqet nga pretendimet se gjysmë motra e saj, Dukesha e Sussex, Meghan Markle  shpifi për të gjatë një interviste me Oprah Winfrey në 2...

20:20

Selena Gomez fejohet me Benny Blanco?

Fansat mendojnë se Selena Gomez dhe i dashuri Benny Blanco janë fejuar për shkak të një fotoje të re që këngëtarja postoi përmes Instagram Stories të enjten në ...

19:50

Grimes sulmon Elon Musk: Mos e gënje veten

Grimes ka mbështetur  së fundmi vajzën transgjinore të Elon Musk, Vivian. Në një postim në rrjetet sociale, ish-partnerja e Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij,...

16:42

Arrestohet reperi Nelly

Reperi i njohur Nelly është arrestuar. TMZ raporton se policia e mori Nelly-n në paraburgim për shkelje të shumta në orën 4:45 të mëngjesit të së mërkurës në zo...

14:09

Elgit Doda flet për arrestimin e Noizy-t

Elgit Doda ka reaguar lidhur me arrestimin e reperit Noizy. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Elgiti ka deklaruar se  Noizy është kërcën...

16:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI