Flash

Instituti i Shëndetit Publik: Kujdes nga mushkonjat, mbroni veten nga virusi i Nilit Perëndimor

Lapsi.al 9 August 2024
Instituti i Shëndetit Publik: Kujdes nga mushkonjat, mbroni veten nga

Instituti i Shëndetit Publik ka dalë sot me këshilla të tjera për qytetarët se si të mbrohen nga virusi i Nilit Perëndimor. Virusi i Nilit Perëndimor nuk përhapet nëpërmjet prekjes. Megjithatë sipas ISHP duhen respektuar masat higjeno-sanitare si më poshtë:

- Shmangni kontaktin me duar të zhveshura kur trajtoni ndonjë kafshë të ngordhur.

- Nëse po hidhni një zog të ngordhur, përdorni doreza ose qese plastike për ta vendosur trupin e pajetë në një kosh plehrash.

- Ndiqni gjithmonë udhëzimet për gatimin e plotë të mishit.

Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit.

Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës që pavaresisht se ata infektohen, nuk e përhapin direkt infeksionin. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor apo nepermjet mushkonjave, dhe nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor te punonjësit e kujdesit shëndetësor kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99.7 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.1 lekë dhe do shitet me 92....

08:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI