Flash

Covid-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë

Lapsi.al 9 August 2024
Covid-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e

Covid-19 tashmë është shndërruar në virozën kryesore të verës, duke prekur të gjithë grupmoshat, por te fëmijët po shfaqet me simptoma më të rënda.

Burimet nga pavijoni i pediatrisë në QSUT pohojnë se këto ditë janë rritur urgjencat dhe shtrimet në spital. Nga tamponi rezulton se shumica e urgjencave në pediatri janë për komplikacionet që ka krijuar Covid-19.

Mjekët në Klinikën e Specializuar të Mushkërive në Tiranë thonë se tani viroza kryesore e stinës është Covid-19. Shenjat e përgjithshme shfaqen me dhimbje të muskujve, fytit, lodhje ose kollë, por zakonisht nuk ka prekje të mushkërive që të kenë nevojë për trajtim me antibiotik.

Të rriturit kanë fituar imunitet nga virusi, pasi shumica janë vaksinuar ose kanë fituar imunitet natyral, por në moshat pediatrike simptomat janë më të rënda.

Foshnjat disamuajshe nuk kanë imunitet dhe duke u përballur për herë të parë me Covid-19, ato po përballen me pasoja pak më të rënda. Virusi ka përhapje të gjerë, por tamponimi është shumë i ulët për shkak të simptomave të lehta.

Pothuajse shumica e urgjencave në pediatri këto ditë të nxehta verë janë krijuar nga Covid-19. Pasi të jenë bërë ekzaminimet dhe tamponimi del se foshnjat ose janë me virus ose post-Covid, pohojnë burimet në QSUT.

Koronavirusi ka krijuar komplikacione te foshnjat, ku disa prej janë shtruar në repartet e reanimacionit. Por për mjekët kjo situatë nuk është shqetësuese, pasi edhe Covid-19 tashmë është shndërruar në një virozë të thjeshtë dhe kështu do të trajtohet në protokollet mjekësore.

Të gjitha virozat në përgjithësi krijojnë simptoma deri në humbje të jetës në grupet vulnerabël të popullsisë. Sidomos gjatë dimrit, të gjitha virozat janë shkaktari kryesor i humbjes së jetës në personat që kanë sëmundje kronike.

Katër vite pasi u shfaq Covid-19, bota po përballet me një barrë më të lartë të sëmundjeve për shkak të dëmeve që krijoi pandemia. Numri i të sëmurëve kronikë shënuan rritje për shkak të Covid-19.

Një pjesë e madhe e personave të prekur nga Covid-19 mbeten të sëmurë kronikë. Pacientët që kanë kaluar rëndë Covid-19 nuk ndihen si më parë, gati edhe një vit pasi kanë kaluar infeksionin.

Tek shumë persona, organet jetësore janë dëmtuar rëndë duke shtruar nevojën për trajtim gjithë jetën. Te një pjesë mushkëria ka pësuar dëmtim të përhershëm, ndërsa tek disa të tjerë është dëmtuar sistemi kardiovaskular, veshkat, kockat dhe sistemi nervor.

Fibrozat në mushkëri Post-Covid, përveçse janë një ngarkesë e re për sistemin, ulin në mënyrë të ndjeshme produktivitetin e jetës te personat e prekur.

Përgjithësisht këta persona nuk përballojnë punë të rënda fizike dhe kanë nevojë për mjekime që zgjasin gjithë jetën, duke u shndërruar në barrë për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor në afat të gjatë./MONITOR

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI