Flash

A është real rreziku i antiamerikanizmit?

Lapsi.al 9 August 2024
A është real rreziku i antiamerikanizmit?

Dy ngjarje që kanë rindezur tensionet në Kosovën veriore, ajo e mbylljes së disa pikave të pa liçensuara të postës serbe dhe nisma e qeverisë Kurti për të rihapur urën e Ibrit, i kanë shpërbyer radios Evropa e Lirë për të bërë një vëzhgim lidhur me shtimin e antiamerikanizmit. Në hulumtimin e saj citoheshin reagimet e forta, zëmërimi, e pse jo edhe sharjet që kanë marrë hov në rrjetet sociale kundër deklaratave të diplomatëve perendimorë për këto dy raste.

Në fakt, në shembujt konkretë që citonte kjo media e financuar nga kongresi amerikan (lexoini këtu) mund të gjeje plot mosdakordësi me politikën ditore të ambasadorit Hovenier apo të diplomatëve të Quintit, por nuk kishtë asnjë gjurmë antiamerikanizmi. Por, këtej nga anët tona bëhet rëndom ngatërrimi, shpeshherë i qëllimitë e shpeshherë nga mendësia provinciale, i kritikës ndaj një qëndrimi konkret, me qasjen kundrejt një kombi, një modeli, apo një kulture të caktuar. Nejse kjo është një histori tjetër.

LEXO ME TEJ:

Kronika/ Absurdi i ambasadorëve që e duan të mbyllur urën e Ibrit

E rëndësishme është të kuptohet, qoftë anti amerikane apo jo, a kanë sens qëndrimet kundërshtuese me direktivat që kanë dhënë ditët e fundit diplomatët perendimorë. Për të marrë vesh këtë duhet ditur pak a shumë e çfarë po ndodh. Prej ditësh qeveria Kurti, pasi ka inskenuar një kërkesë të këshillit komunal të Mitrovicës veriore, po jep sinjale që do ta hëpë për qarkullimin e makinave urën e famshme mbi lumin Ibër. Ajo ka qenë jo funksionale që prej çlirimit të Kosovës, në 1999, kur forcat franceze të KFOR, vendosën të ndanin de fakto Mitrovicën, në dysh, për të shpëtuar serbët nga hakmarrja e vendasve me emocione ende të trazuara. 

Minoriteti lokal e kundërshton këtë qasje që varros njëherë e mirë simbolin më të dukshëm të një Kosove të ndarë. Duke qëndruar peng të kohës kur e kishin bllokuar qarkullimin me barrikada, ata kanë reaguar me protesta duke pretenduar se ky veprim i hap rrugën një persekutimi më të madh prej shqiptarëve.

Vendet e QUINT-it e kundërshtojnë, Kurti ngul këmbë në hapjen e urës së Ibrit

Dhe këtu shkëqlen me gjithë verbërinë e vet hipokrizia e ndërkombëtarëve. Ndonëse që në vitet 2015-2016, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit është vendosur për hapjen; ndonëse në raportet e saj BE-ja shkruan e zeza mbi të bardhë se mbi Ibër duhet të rifillojë qarkullimi, ndonëse vetë ajo e ka financuar me 1.5 milione euro rindertimin e saj, sërish diplomatët perendimorë shprehen tani kundër hapjes. Midis parimeve, predikimeve për lëvizjen e lirë dhe urave që lidhin njerëz e komunitete, ata kanë zgjedhur status quo-në dhe stabilitetin e rremë. Mes të drejtës dhe mbajtjes nën kontroll të humorit të Aleksndar Vuçiçit, kanë vënë bast për të dytën.

Deklaratave publike të Albin Kurtit se ajo nuk është në dëm të askujt dhe se "Urat na bashkojnë, e bashkë le ta bëjmë atë simbol të normalizimit”, ambasadori amerikan iu përgjigj para gazetarëve me një gjuhë të drunjtë: "nuk e mbështesim një ndryshim të statusit të urës së Mitrovicës në këtë kohë”.

Janë pikërisht qëndrime si këto të Jeffrey Hovenier, që i bëjnë qytetarët të vënë mendjen në punë. A e kanë të lehtë amerikandashësit e Kosovës, që e adhurojnë këtë vend edhe për shprehjen e Reganit; “Mr. Gorbachev, tear down this wall!”, të kuptojnë ambasadorin e sotëm të SHBA-së? A mundet që ata të shpjegojnë logjikisht se pse mbi Ibër mund të kalojnë njerëzit dhe jo makinat? A ka sens për ta se pse qarkullimi duhet ndaluar vetëm në këtë pikë simbolike, kur nga njëra pjesë e Mitrovicës në tjetrën mund të shkosh edhe me rrugë të ndryshme? A i'a rrok dot mendja se si një çështje administrimi lokal, duhet shndërruar në pikë të dialogut me Serbinë në Bruksel, ku për më tepër, për këtë është marë vendim plot një dekadë më parë?

Hapja e urës së Ibrit, Franca edhe një herë në anën e Serbisë

E pra, janë këto standarte të dyfishta, kjo hipokrizi flagrante dhe jo antiamerikanizmi, që i bëjnë shumë njerëz të reagojnë në rrjetet sociale. Ata që kanë respekt për veten, për integritetin dhe mendjen e tyre nuk mund të rrinë dot pa e shprehur atë që mendojnë.

Por ama, ajo që është e vërtetë gjendet diku tjetër. Ajo shihet në moskuptimin që ka një pjesë e madhe e shqiptarëve, për kritikat që SHBA dhe BE i kanë bërë këto tre vite Albin Kurtit, se kërkoi të zbatonte masat e reciprocitetit, "pa koordinim", se i shtyu e i zhvilloi zgjedhjet e pjesshme në veri atëherë kur i thanë aleatët, të cilët prap e fshikulluan pasi dështuan të bindin serbët, apo se nuk pranoi që dinari të vazhdonte të qe monedhë lëgale e Kosovës. Një pjesë të mirë të njerëzve e frustron ideja se vendi sot gjendet nën sanksione, ndërkohë që Vuçiçit, që frymëzoi dhe përkrahu një sulm terrorrist të arrmatosur në Banjskë, nuk i ka hyrë ende gjemb në këmbë. Këto po, që janë qëndrime të cilat ngrejnë pikpyetje. Nëse ato shumfishohen e shndërrohen në vijë sjellje, nëse qëndrimi i SHBA-së barabitet me atë të ambasadorit të saj Kris Hill, në Beograd, po patjetër do të vijë një ditë, që mund të flasim për anti amerikanizëm. Por kjo ditë duket ende e largët e atë s'ka gjasa ta afrojë një episod si ai i urës së Ibrit. Pasi edhe kur të kalojnë mbi të, pjesa më e madhe e shqiptarëve, me një optimizëm naiv, do ta bëjnë gjoksin gropë duke u mburrur se janë pjesë e popullit më amerikandashës në rajon.     

©Lapsi.al

Të këshilluara

Himara, si fundi i farsës

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku "greku" i Ramës i mori vendin "grekut" të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, k...

11:16

Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale. Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq ed...

12:00

Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Rreziku gjeopolitik i një presidence Trump, si për Shqipërinë dhe Kosovën, është i qartë. Trump është adhurues i Vladimir Putinit dhe mosbesues ndaj NATO-s. Ard...

13:05

Berisha e vrau opozitën me listat e mbyllura

Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm një goditje morale dhe imazhi për opozitën. Me vitet që ka në ...

16:05

Më mirë "M"... sesa i varfër

Në Shqipëri përbën mallkim të jesh i varfër. Ky është konkluzioni i parë dhe i vetëm i skandalit të mikro kredive, që prej disa kohësh, po rrihet mbarë e prapë,...

14:11

S'na intereson Beleri i grekëve, por yni

Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga m...

18:55

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI