Flash

Rreziku i përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme, Izraeli kërcënon të eleminoi liderin e ri të Hamasit

Lapsi.al 8 August 2024
Rreziku i përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme,

Izraeli paralajmëroi të mërkurën se do të eliminonte liderin e ri të Hamasit, Yahya Shinwar, pasi lufta në Rripin e Gazës me lëvizjen islamike palestineze, tashmë në muajin e saj të njëmbëdhjetë, kërcënon të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Lideri i ri politik i Hamasit, duke pasuar Ismail Haniya, vrasja e të cilit ndodhi më 31 korrik në Teheran, është zotuar të marrë hak. Autoritetet izraelite akuzojnë figurën kryesore të lëvizjes islamike palestineze në Rripin e Gazës se ishte ndër organizatorët e sulmit të paprecedentë të tetorit në Izraelin jugor, shkas për atë luftë.

Për vite me radhë, në qendër të vëmendjes së Izraelit, Yahya Sinwar, lëvizja e të cilit është cilësuar si organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA dhe BE, nuk është parë në publik që nga 7 tetori. “Ne do të shtojmë përpjekjet tona për ta gjetur atë”, tha dje shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Izraelit, gjenerali Herchi Halevi.

Ndërsa të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit deri më tani kanë dështuar, lufta, e cila sipas ministrisë së Hamasit ka marrë të paktën 40,000 jetë në enklavën e vogël të rrethuar palestineze, kërcënon të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme, midis Iranit dhe aleatëve të tij dhe nga ana tjetër, Izraelit, dhe aleatët e saj, veçanërisht SHBA. Tensionet janë rritur që nga vdekja e 30 korrikut të Ismail Haniya dhe Fouad Soukr, një figurë kryesore në krahun ushtarak të Hezbollahut, në një bombardim izraelit në një periferi jugore të Bejrutit.

Hezbollahu dhe Irani kanë një “detyrim për t’u hakmarrë” pas dy vrasjeve, tha dje të martën lideri i lëvizjes së armatosur libaneze Hassan Nasrallah, duke deklaruar se do të ketë hakmarrje “sido që të jenë pasojat”. Gjatë takimit të djeshëm në Arabinë Saudite, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) deklaroi se Izraeli ishte “plotësisht përgjegjës” për vrasjen e Ismail Haniya. Presidenti i saj në detyrë, Mamadou Tangara (Gambia), dënoi vrasjen, e cila ngriti rrezikun e një “konflikti më të gjerë” në Lindjen e Mesme.

Përballë rrezikut të përhapjes së luftës, komuniteti ndërkombëtar po kërkon mënyra për të qetësuar dhe rifilluar negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit në mënyrë që të përmbyllet një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, e cila do të shoqërohet me lirimin e pengjeve izraelite në enklavën palestineze në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Të këshilluara

Stuhia 'Debby' godet Floridën, 4 viktima

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale, Debby, goditi Floridën më 5 gusht, duke kërcënuar se mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërsh...

10:31

Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme

Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t'u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një për...

08:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI