Flash

Drake zbulon personin që i ka dedikuar këngën "Too Good"

Lapsi.al 8 August 2024
Drake zbulon personin që i ka dedikuar këngën "Too

Drake zbuloi se për kë është në të vërtetë  kënga "Too Good".

Të martën, reperi 37-vjeçar kanadez postoi disa  foto, video dhe disa këngë të papublikuara. Pamjet e publikuara rishtazi në studio tregojnë se kënga e tij e vitit 2016 "Too Good", në të cilën ai këndon për  dikë që e merr "dashurinë e tij si të mirëqenë", ishte shkruar për Serena Williams.

Në video, Drake i thotë nënës së tij,  se "Too Good" ka të bëjë me "mua dhe Serena", për të cilën ajo përgjigjet: "E dija".

"Nëse do të flas për ish partneret , të paktën do i respektoj duke bërë një këngë që u pëlqen," thotë Drake. "Pra, unë e njoh shumë mirë Serenën dhe e di që ajo do ta dëgjojë, por gjithashtu nuk do të më urrejë për këtë".

Në fund të klipit, nëna e Drake i kujton atij se Williams tashmë është me dikë tjetër. Drake i përgjigjet: "Nuk e di, mami".

 

Kampionia e tenisit filloi të takohej me bashkëshortin e saj tani, bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, pak pasi ajo dhe Drake u panë duke u puthur në gusht 2015.

Në atë kohë, burimet mohuan që dyshja po takoheshin, por i thanë Page Six se ata ishin më parë në një romancë. “Serena u takua shkurtimisht me Drake rreth vitit 2011 dhe edhe pse nuk përfundoi aq mirë, ata kanë mbetur miq që atëherë”, tha një burim i brendshëm.

Williams dhe Ohanian njoftuan fejesën e tyre në dhjetor 2016 dhe çifti u martua në nëntor 2017. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, Olympia, në shtator 2017. Ajo lindi vajzën e tyre të dytë, Adira, në gusht 2023./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi Nelly

Reperi i njohur Nelly është arrestuar. TMZ raporton se policia e mori Nelly-n në paraburgim për shkelje të shumta në orën 4:45 të mëngjesit të së mërkurës në zo...

14:09

Elgit Doda flet për arrestimin e Noizy-t

Elgit Doda ka reaguar lidhur me arrestimin e reperit Noizy. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Instagram, Elgiti ka deklaruar se  Noizy është kërcën...

16:27

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI