Flash

Zhupa: Do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese 10 projektvendimet për ndërtime në Zonat e Mbrojtura

Lapsi.al 7 August 2024
Zhupa: Do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese 10

Në një reagim në rrjetet sociale deputetja e PD-së, Ina Zhupa zbardh projektvendimet që i hapin rrugën ndërtimeve në 10 zona të mbrojtura.

Deputetja paralajmëron se po përfundon padinë kundër ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe në shtator ajo do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. Zhupa nënvizon që tashmë organi që vendos për ndërtimet në zonat e mbrojtura është i njëjti që vendos edhe për ato të pambrojtura, një organ politik në drejtimin e Ramës sic është KKRT (Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit).

Reagimi i plotë:

Kurbani i rradhës për t’u shkatërruar janë plot 10 zona të mbrojtura, të përgatitura nga ministria e “ndërtimin” Mirela Kumbaro.

Këto ditë në konsultim publik janë hedhur plotë 10 projekt vendime që i hapin rrugën ndërtimit në zonat e mbrojtura edhe falë ligjit skandaloz që kaluan në kuvend. Kumbaro e garanton vendin e saj si ministre jetëgjatë e qeverisë Rama pikërisht duke shërbyer si kamikaze në shkelje të konventave, kushtetutës dhe interesit publik.

Këto zona humbasin paprekshmërinë dhe sistemin e zonimit të brendshëm sipas rregulloreve ndërkombëtare dhe ligjit të vjetër dhe kalojnë lehtësisht në ndërtime ku autoriteti që vendos ështe KKRT. Shkalla e mbrojtjes ulet për secilin prej tyre.

KKRT, është pikërisht organi që jep lejet për kullat e Tiranës dhe për resortet e investimet strategjike, tërësisht politike dhe e drejtuar nga Rama dhe ministrat e drejtorët e tij ku tashmë do vendosin se ku do jenë “pikat e vogla” në këto zona të mbrojtura.

Zonat që nisin si kurban për orekset e klientëve të pushtetit dhe që kanë gati projekt vendimet janë:

1-Bredhi i Drenovës

2-Rrushkull

3-Bunë Velipojë

4-Pishë-Poro-Nartë

5-Liqeni i Pogradecit

6-Kuturman-Qafë Bush

7- Kratsë

8-Guri i Nikës Valamarë

9- Bjeshkët e Oroshit

10-BishtKamëz.

Me forcë kundërshtoj këto veprime që konfirmojnë atë që thamë kur miratohej ligji se qëllimi është pikërisht përdorimi i zonave të mbrojtura me fokus ndërtimin dhe do jetë shkatërrimi përfundimtar i tyre.

Padia e parë në Gjykatën Kushtetutese në shtator, do jetë ajo kundër ndryshimeve të njëanshme dhe shkatërrimtare të ligjit të Zonave të Mbrojtura. Beteja do vazhdoi deri në fund në mbrojtje të interesit publik, trashëgimisë për brezat e ardhshëm dhe kushtetutës.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa dollari amerikan do blihet me 91.2 lekë dhe do s...

08:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI