Flash

U gjet i vdekur brenda makinës së aksidentuar në Lushnje, identifikohet shoferi i mjetit

Lapsi.al 7 August 2024
U gjet i vdekur brenda makinës së aksidentuar në Lushnje,

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës në aksin Lushnjë-Fier. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili është identifikuar me inicialet E. K. Viktima një 29-vjeçar u gjet i vdekur brenda mjetit i cili ishte i marrë me qira.

Mësohet se makina ka dalë nga rruga kryesore në Krutje dhe ka përfunduar në një kanal. Më saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheshpushimi i shoferit”. Makina është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor ku më pas ka përfunduar në një kanali aty pranë.

Trupi i viktimës u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa dollari amerikan do blihet me 91.2 lekë dhe do s...

08:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI