Flash

Dy Vangjelë (i LSI dhe i Ramës), si një simbol i votimeve shqiptarçe

Lapsi.al 7 August 2024
Dy Vangjelë (i LSI dhe i Ramës), si një simbol i votimeve

Nëse ndokush ka ende dilema për të kuptuar se sa rëndësi ka vota në Shqipëri, rasti i Vangjel Tavos është një ilustrim perfekt. Kur në prill 2021, ai konkuroi në zonën e tij, në Dropull, për ngjyrat e LSI-së, ai dështoi të zgjidhet deputet. Pas tre vitesh, ndonëse u katapultua në Himarë, ku nuk kishte as lidhje, as kontribute e as të shkuar, ai u bë kryetar bashkie.

Në zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse mblodhi 12 % të votave ai nuk e kaloi dot pragun pasi, qeveria mbylli kufirin, i pengoi votuesit minoritarë të vinin në atdhe për të votuar dhe i siguroi PS një rezultat të paimagjinueshëm, me 3 deputetë në Gjirokastër (Çuçi, Duraj, Kumbaro).

Ky rezultat në qarkun që gjithmonë ndahej 2 me 2 mes pushtetit dhe opozitës u bë i mundur edhe nga vendimi arbitrar i Ramës, i cili vendosi të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet, që do i kishin dhënë mundësinë Tavos të bëhej deputet.

Lexo me tej:

Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Tre vite më pas, Vangjeli e pa që nuk i bihet murit me kokë dhe vendosi të bëhej pjesë e skuadrës që i ndryshon si ka qejf rregullat e lojës. Ai kaperceu ylberin, u rikthye, si djali plangprishës tek rilindja me të cilën ishte ndarë që në 2007, harroi Metën dhe Berishën që e patën bërë ministër shëndetësie dhe vendosi t'i shërbejë atij, që ka ne duar, edhe gurin edhe arrën. Që në dhjetor 2023, gazeta greke Kathimerini (linku poshtë), njoftoi se pas një bisede telefonike dhe një takimi kokë më kokë, Rama kishte rënë dakord me ish deputetin minoritar për ta katapultuar në Himarë.

Kulisat /Si po luan Rama për një pasardhës të Belerit të pëlqyer nga Athina

Nga ky moment Vangjeli ia mbylli derën fatkeqësive. Kundër tij nuk do kishte më rregulla që ndryshoheshin gjatë lojës në favor te kundërshtarit. Tani prej tyre do të përfitonte vetë. Ai u hodh në fushë me avantazhin e parë ndaj rivalëve, mësimin se; po fitove mund të burgosesh dhe se po të jesh pjesë e shtabit elektoral kundërshtar, mund të të dëmtohet biznesi apo hoteli në breg te detit.

Ai u favorizua nga zgjedhje të shpallura blitz, në shkelje të ligjit dhe ku KQZ dhe Presidenti i Republikës, nuk patën durim të zbatonin as afatet e ankimimit të kryetarit të shkarkuar Beleri. Ai kishte lehtësinë të shtonte sa votues të rinj të donte përmes gjëndjes civile, ndërkohë që rivali u penalizua, nga moslejimi për të votuar i qytetarëve me datë të skaduar në kartat e identitetit (ndonëse ky parim ishte aplikuar më parë).

Andi Bushati: Himara, si arkëmort i SPAK

Vangjeli dropullit me LSI, as në ëndër nuk i kishte imagjinuar këto favore. Po t'i kishte pasur në 2021, ai as do ta diskutonte mandatin e deputetit. Por, atëherë Vangjeli u soll si naiv. Zgjodhi të hiqet idiotësisht si opozitar.

Tre vite më pas, i edhën mendtë. Vitet e gjata pa punë dhe hallet familjare e bënë ish-gjinekologun t'i vinte gishtin kokës. E kuptoi se nuk mund të vazhdonte ta godistte murin me të. Dhe gjithçka në fatin e tij ndryshoi.

Të gjithë elementët që kishte kundër u bënë papritmas pro dhe ai hyri i sigurtë në një garë (e shpalli paraprakisht me saktësi edhe diferencën me të cilën do fitonte) ku edhe arbitrin e kishte me vete.

Pikërisht për këtë, për dy mënyrat e të qenit i njëjti Vangjel, ai është një simbol i votimeve të epokës së rilindjes.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga "tava" e Metës

Natyrisht, ai mund të mos e ketë vrarë mendjen kaq gjatë, atij mund t'i ketë interesuar vetëm fitorja përfundimtare me 59% dhe rifitimi i një vendi pune, pasi pas Metës apo Monikës kishte tre vite që dridhte zinxhirin, por për ata që duan të kuptojnë si funksionojnë zgjedhjet dhe si mund të mbetesh në politikë në këtë vend, ai përbën një model sinjifikativ. Vangjeli e tregoi: duhet të lëpish të gjitha ç'ke pështyrë kundër Ramës, të pranosh të bëhesh ushtar i rilindjes dhe kufijtë për ty nuk do të mbyllen më kurrë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI