Flash

Sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Irak, plagosen pesë ushtarë

Lapsi.al 6 August 2024
Sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Irak, plagosen pesë

Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm me raketa kundër një baze ushtarake në Irak të hënën. Ky sulm vjen në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes javën e kaluar të anëtarëve të lartë të grupeve militante të Hamasit dhe Hezbollahut.

Dy raketa Katjusha goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, thanë dy burime irakiane të sigurisë. Një burim i sigurisë irakiane tha se raketat ranë brenda bazës. Nuk ishte e qartë nëse sulmi  ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t’u hakmarrë mbi vrasjet. Të mërkurën, Irani tha se SHBA mban përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit Ismail Hanijeh në Teheran për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin. Zyrtarët amerikanë, të cilët folën për agjencinë Reuters në kushte anonimiteti, thanë se një nga ushtarët ishte plagosur rëndë. Numri i viktimave bazohet në njoftimet fillestare dhe detajet mund të ndryshojnë, thanë ata. “Personeli i bazës po kryen një vlerësim të dëmeve pas sulmit,” shtoi një nga zyrtarët.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm në Irak kundër individëve që zyrtarët amerikanë thanë se ishin militantë që po përgatiteshin të hidhnin dronë dhe përbënin një kërcënim për forcat amerikane dhe koalicionit.

Pentagoni ka thënë se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni përpiqet të forcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamas dhe Hezbollah. Iraku ka një pozicion të pazakontë, duke qenë njëkohësisht aleat i SHBA-së dhe Iranit. Në Irak ka 2500 trupa amerikane, por edhe grupe militantësh të mbështetur nga Irani që kanë lidhje me forcat e sigurisë të vendit./VOA

Të këshilluara

Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme

Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t'u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një për...

08:45

Tërmet i fortë në Itali

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 20 km dhe ka ndodhur 124 km në jug të Tarantos, Itali. Ende nuk dihet për dëme materiale, apo...

21:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI