Flash

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 38 gradë

Lapsi.al 6 August 2024
Parashikimi i motit: Temperatura deri në 38 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje e juglindje të territorit. Në relievet e larta malore në ekstremin verior e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë priten reshje shiu të izoluara, në formën e shtrëngatave afatshkurtra e me intensitet të ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në veriperëndim të territorit. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI