Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë[/caption]
Ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme të Vorës, kur kandidati që u ofroi Partia Socialiste qytetarëve kishte fshehur një dënim në Greqi për përdorimin e monedhave të falsifikuara. Zbulimi i dënimit çoi në arrestimin e Agim Kajmakut.
Kur zgjedhjet u përsëritën, Partia Socialiste fitoi bindshëm me thuajse 70% të votave. Qytetarët e Vorës ia dhanë prap votën socialistëve. Disa muaj më vonë, Kajmakun e arrestuan në Itali për trafik kokaine.
[caption id="attachment_935249" align="alignnone" width="648"]
Fatos Tushe me Edi Ramën në fushatë për zgjedhjet lokale në Lushnje[/caption]
Në Lushnje, SPAK zbuloi se si kryetari i bashkisë, një socialist i hershëm si Fatos Tushe i vidhte paratë e taksave me miqtë e tij nëpërmjet tenderave të trukuar. Në media dolën bisedat e përgjuara. Nga përgjimet kuptohej se qytetari i parë i Lushnjës i ndante paratë e taksave sipas interesit të tij.
Fatos Tushe u arrestua bashkë me disa zyrtarë të bashkisë dhe ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.
Por në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, socialistët fituan në Lushnje me Eriselda Sefën, edhe pse kishin ofruar për qytetar të parë një hajdut.
Ajo që ndodhi me Safet Gjicin në Kukës është një tjetër rezultat i palogjikshëm në zgjedhje. I kapur në skandalin seksual në zyrën e tij, emri i Safet Gjicit u shndërrua në simbol të përdhunimit të çdo lloj korrektese apo etike minimale që duhet të ketë një pushtetar. Video e seksit në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit ishte përdhosje e çdo lloj marrëdhënieje të pushtetit me qytetarët që i kishin dhënë votën.
Por kur zgjedhjet u përsëritën, kandidati i Rilindjes fitoi prap. Madje ai e mundi kandidatin e opozitës me dyfishin e diferencës së votave të Gjicit.
Paaftësia e një komuniteti për ta ndëshkuar me votë partinë që shkakton skandale të bujshme, të kujton sindromën e Stokholmit, kur pengu shfaq mirëkuptim dhe afeksion për pengmarrësin. Ngjan sikur sa më flagrant të jetë abuzimi me pushtetin, sa më shumë trafikantë droge, sa më shumë hajdutë, sa më shumë përdhunues t'i vendosen mbi krye, aq më shumë populli ia zgjat pushtetin një partie.
Si kundërshembull qëndron rasti i zgjedhjeve të vitit 2017 për bashkinë e Dibrës.
Në vitin 2016, qytetarët dibranë panë video-skandalin seksual të kryetarit të tyre të bashkisë, Shukri Xhelilit. Ashtu si në Himarë, si në Lushnje, si në Kukës dhe njësoj si në Gërdec, kandidati i radhës që solli qeveri nuk u ndëshkua. Përkundrazi mori më shumë vota se paraardhësi.
Vetëm se për zgjedhjet e Dibrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri në përgjim disa personazhe të krimit dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të dyshuar për blerjen e votave. Dosja 184, që u mbyll më vonë, shërben për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë gjatë votimeve.
Përgjimet e telefonatave tregonin se në zgjedhjet e pjesshme, e gjithë qeveria, përfshirë edhe kryeministrin Rama vinte në punë një mekanizëm kërcënimesh, shantazhi, manipulimi dhe blerje votash që kishte vetëm një objektiv, fitoren e thellë të bashkisë.
Shefat e policisë përdoreshin për të bllokuar votuesit e opozitës. Vetë policët, të urdhëruar nga Ministri i Brendshëm shpërndanin para për blerjen e votave. Të fortët shantazhonin grupet kundërshtare dhe udhëhiqeshin nga deputetët e Partisë Socialiste. Ndërsa deputetë të tjerë kërcënonin emër për emër mësues dhe punonjës të administratës për t'i marrë votën.
Dosja 184, faktoi shantazhet mbi administratën, përdorimin e bandave dhe shpërndarjen e parave për blerjen e votave si pjesë të një mekanizmi të diktuar direkt nga Edi Rama dhe ministrat e PS.
Lexo edhe: Rama nga Himara: Është çmenduri kur thonë që ne blejmë vota!
Lexo edhe: Faktet/ A ka qenë Arben Keshi në polici.Cili gënjen Rama apo BILD?
Lexo edhe: Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër Vetë Rama u përgjua duke folur në atë kohë me Arben Keshin, një nga personat që shpërndanin para për blerjen e votave. Telefonata u publikua nga tabloidi gjerman Bild. Rama nuk u thirr asnjëherë në prokurori, ndërsa dosja u transferua në Dibër për t'u mbyllur me dënime të lehta për policët. Juridikisht, dosja nuk ka më vlerë. Por përgjimet mbeten si shpjegimi më i mirë i rezultateve të palogjikshme në zgjedhjet e pjesshme, kur sa më i madh të jetë abuzimi, aq më shumë shtohen votat për pushtetin./Lapsi.alÇfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë pic.tëitter.com/AEuY06ëGes
— Edi Rama (@ediramaal) June 17, 2019