Flash

Artistja zbulon nëse është në një romancë dashurie me Tom Cruise

Lapsi.al 6 August 2024
Artistja zbulon nëse është në një romancë dashurie

Victoria Canal ka adresuar aludimet se ajo është në një romancë dashurie  me Tom Cruise.

Përmes një postimi në Instagram, artistja ka shkruar: " Djema është totalisht gënjeshtër. Tabloidët mendojnë se jam duke u takuar me Tom Cruise.“Më vjen keq  por nuk jam duke u takuar me Tom, megjithëse  ai është një person dhe artist i bukur. Lol kurrë nuk e mendoja se do të më duhej ta sqaroja diçka të tillë në jetën time.”

Në postimin e saj, Canal vlerësoi aktorin e “Top Gun”, por sqaroi se ai është si një mentor për të dhe asgjë më shumë.

“Me gjithë seriozitetin djema, Tomi nuk ka qenë gjë tjetër veçse një person dhe mentoir i respektueshëm dhe inkurajues, njëlloj si Chris Martin, babai im, mësuesit e mi të muzikës dhe njerëz të tjerë të mençur që kanë mësuar shumë nga të jetuarit,” shkroi artistja e “Well Well”.

Komentet e Canal pasojnë daljet e saj të fundit publike me Cruise.

Më 12 korrik, të dy u panë duke udhëtuar në një helikopter me të cilin po fluturonte aktori i “American Made” në Londër. Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që ajo fluturoi me të. Disa ditë më parë, Victoria ndau në Instagram se Cruise kishte ftuar atë dhe vëllain e saj në avion që të shkonin në premierën e "Twisters" në Londër.

Tom, i cili ka qenë i martuar tre herë - me Mimi Rogers, Nicole Kidman dhe Katie Holmes - u lidh për herë të fundit në mënyrë romantike me modelen ruse Elsina Khayrova.

Çifti u nda në shkurt 2024. Pas lajmeve se Cruise dhe Khayrova po takoheshin, Tsvetkov dha një intervistë për Daily Mail duke paralajmëruar aktorin që "të mbajë sytë hapur".

 

 

Të këshilluara

Zac Efron reagon pas incidentit në Spanjë

Zac Efron po i siguron fansat se është mirë pas një shqetësimi shëndetësor të fundit gjatë pushimeve në Spanjë. Pasi aktori i Iron Claw u përfshi në një inci...

14:12

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI