Flash

Vodhi 5.4 milionë lekë xhiro ditore, vihet në pranga menaxheri i karburantit në Elbasan

Lapsi.al 5 August 2024
Vodhi 5.4 milionë lekë xhiro ditore, vihet në pranga menaxheri i

Një 55-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka vjedhur një shumë parash duke shpërdoruar detyrën si menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Ai dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ai.

"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Grid”. Vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se i ka marrë një shumë parash 55-vjeçarit, me anë të mashtrimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grid”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit S. Zh., me anë të mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë dhe do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa dollari amerikan do blihet me 91.3 lekë dhe do s...

08:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI