Flash

Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Lapsi.al 5 August 2024
Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Vota e mbi 8 mijë qytetarëve të bashkisë Himarë ndryshoi kah brenda një viti ashtu sikurse kryetari i ri i bashkisë kapërceu ulberin për tu shndërruar nga Lsëist në Rilindas. Në një sistem ku gjithshka shkon në favor të Edi Ramës Tavo mori 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria, një emigrant në SHBA, i afërt me lobin grek mori 3545 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave edhe zyrtarizimin e fitores së Tavos duke folur për një proces normal: "Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ".

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati:Himara, si fundi i farsës

Nga ana e tij, Tavo në deklaratën e parë falënderoi përzemërsisht Edi Ramën dhe strukturat e tij të Partisë Socialiste për mbështetjen e dhënë, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gjikorias për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

Screenshot_1

Ndërsa socialistët e pritën me brohorima dhe festë numërimin e kutisë së fundit në ora 06 20 të mëngjesit, kundërshtarët e tyre kanë vazhduar të denoncojnë problemet me këto zgjedhje të pazakonta. Sipas opozitës shumë persona nuk janë lënë të votojnë, të tjerë janë zhvendosur nga Gjendja Civile për tu regjistruar në Himarë dhe ka pasur një prezencë të ekzagjeruar të administratës shtetërore. "Ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është proces votimesh dhe jo zgjedhje. Kjo nuk ishte i papritur për ne, dhe në totalin e vet ka qenë e pritshme, t'i heqësh Himarës 6 mijë banorë që të votojnë, kjo është kriminale. Po t'i bëjmë një skanim rezultatit, në kemi marrë 300 vota më pak se herën e kaluar, ndërsa Rama është rritur me 1700 vota. Si ka mundësi që ndodh kjo gjë kur kryetarin e tij e ka në burg, kryetarët i emëron si të dojë dhe ka bërë masakër me pronat dhe të rritet me 1700 vota?" ka deklaruar përfaqësuesi i opozitës Skerdjan Dhuli.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Sipas një vëzhgimi paraprak që ka kryer agjencia BIRN një diferencë e ndjeshme prej 1024 u krijua në Horë Vranisht. Artikulli vërente se pavarësisht se fituan bashkinë, socialistët nuk e morrën dot Himarën qendër. "Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë". Të dyja këto komuna ia janë shtuar Himarës pas reformës administrative që Rama votoi në vitin 2015.

Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i bashkisë Himarë

Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë të shkaktuar pas burgosjes së kandidatit fitues së një viti më parë Fredi Beleri. "Beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikorisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i koalicionit me të cilin Beleri fitoi zgjedhjet e majit 2023. Ajo donte që kandidati i “importuar” nga Dropulli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangelis Tavo të fitonte me cdo kusht" shkroi Protothema.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI