Flash

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 37°C

Lapsi.al 5 August 2024
Parashikimi i motit: Temperatura deri në 37°C

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash deri mesatare kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore–malore në lindje e juglindje të territorit. Në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI