Flash

Meghan Markle flet për përvojën me bullizmin

Lapsi.al 5 August 2024
Meghan Markle flet për përvojën me bullizmin

Meghan Markle ka folur për përvojën e saj me bullizmin në pallatin mbretëror, si dhe për mendimet vetëvrasëse që ka pasur në të shkuarën.

Gjatë promovimit të platformës së re “The Parents’ Network” (për mbështetjen në mënyrë direkte ose virtuale të prindërve që kanë humbur fëmijët), ajo rrëfeu eksperiencën e hidhur.

“Kur kalon në një nivel dhimbjeje ose traume, besoj se një pjesë e procesit, është që të jesh e hapur për përvojën”, u shpreh ajo në intervistën e “CBS Sunday Morning”.

Ajo shtoi se do të donte që askush të ndihej si u ndje ajo. “Nuk do të doja kurrë që dikush të bënte ato plane. Dhe nuk do të doja kurrë që të mos besoheshin”, u shpreh ajo referuar mendimet vetëvrasëse.

"Pra, nëse unë shpreh atë që kam kapërcyer do të shpëtojë dikë, ose do të inkurajojë dikë në jetën e tij që vërtet ta kontrollojë atë atëherë ia vlen.”

Në një intervistë të vitit 2021 me Oprah Winfrey, Markle, zbuloi se kishte mendime vetëvrasëse ndërsa ishte shtatzënë me djalin Archie për shkak të presionit të përballjes me jetën si mbretërore dhe trajtimit të saj nga mediat britanike.

"Unë thjesht nuk doja të isha më gjallë," tha ajo në atë kohë. Aktorja e "Suits" shtoi se ajo "thjesht nuk pa një zgjidhje" për bollëkun e raporteve negative rreth saj. “Ulesha natën dhe isha sikur ‘nuk e kuptoj se si po shpërndahet e gjithë kjo".

 

Të këshilluara

Zac Efron reagon pas incidentit në Spanjë

Zac Efron po i siguron fansat se është mirë pas një shqetësimi shëndetësor të fundit gjatë pushimeve në Spanjë. Pasi aktori i Iron Claw u përfshi në një inci...

14:12

Aerosmith heq dorë nga turnetë

Aerosmith njoftoi së fundmi se nuk do të bëjnë më  turne duke thënë se lëndimi i vokalistit kryesor Steven Tyler është i vazhdueshëm dhe ai nuk do të shërohet...

11:23

Zac Efron pëson incident në Ibiza

Zac Efron është përfshirë së fundmi në një incident. Përfaqësuesi i Efron tha për TMZ se aktori 36-vjeçar u dërgua në spitalin në Ibiza si masë paraprake pas...

10:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI