Flash

Himara, si fundi i farsës

Lapsi.al 5 August 2024
Himara, si fundi i farsës

Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku "greku" i Ramës i mori vendin "grekut" të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, ku e futën me pahir, prej një viti. Nëse në majin e shkuar, Fredi Beleri fitoi me më pak se 20 vota, katërmbëdhjetë muaj më pas, Vangjel Tavo e njëqindfishoi diferencën në favor të tij. Pra pyetja që shtrohet është: si ndryshuan kah plot 1500 votues? Kush i bëri atyre magji? Si ndodhi kjo përmbysje në një kohë kaq të shkurtër?

Në fakt, po të jetonim në një shoqëri normale dhe në demokraci të pranueshme, kahu i gjërave do të duhej të kishte qenë tjetër.

Diferenca e ngushtë që Fredi Beleri arriti të krijonte në 14 maj 2023, do duhet të ishte shtuar prej rastit unik të arrestimit të një kandidati, dy ditë para garës. Ajo do të duhej të thellohej, pas injorimit të zbatimit të vullnetit popullor, që vendosi ta çojë atë në zyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Lexo me tej:

Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Zakonisht, kur janë të lirë, njerëzit reagojnë dhe revoltohen para padrejtësisë. Kur shohin një polici politike që fabrikon prova, kur ndeshen me një administratë që fallcifikon dëshmitë e penalitetit, kur kanë para syve SPAK dhe GJKKO, që pranojnë dëshmitarë të rremë dhe nuk lejojnë ballafaqimin e tyre, kur përballen me prokurorë specialë që fshehin vendimet e gjykatave, kur ndjekin në aksion gjykatën e Durrësit, atë të Apelit atë të Lartë dhe Kushtetuese, që me urdhër politik bëjë ping pong me njëra-tjetrën, për ti penguar betimin një kandidati të zgjedhur, pra kur vihet përballë kësaj dhune, në kushte lirie, çdo kush ka tendencën të rebelohet. Ky rebelim mund të kishte qenë edhe më i madh, po të shikoje tredhjen e turpshme të institucioneve të pavarura: një KQZ, që zbaton standarte të dyfishta vetëm për ti shpallur zgjedhjet në ditën që ka paracaktuar Edi Rama; një president republike që, si një kapter i rëndomtë, nuk pret as kohën e domosdoshme të ankimimit, për të caktuar 4 gushtin si ditën e re të zgjedhjeve.

Pra, kjo masakër demokratike teorikisht duhet ti kishte yshtur votuesit të bënin të kundërtën e asaj që i'u qe imponuar përdhunshëm. Me këtë logjikë, do duhej të njëqindfishohej diferenca prej një dyzine votash e Belerit dhe jo të ndodhte e kundërta, të rriteshin ato pro Vangjel Tavos.  

Madje, madje, ky efekt kundërshtues prodhohet edhe në shoqëri thellësisht autokratike, por që duan të ruajnë një fasadë legjitimiteti popullor, si Turqia e Erdoganit. Kur në 2019, neo-sulltani vendosi të anullojë fitoren e kandidatit të opozitës Imamoglu, në Stamboll dhe shpalli zgjedhje të reja, votuesit i'u përgjigjën me një shuplakë të fortë, duke i dhënë një fitore dhe më të thellë të preferuarit të tyre, me gati 10% diferencë. Katër vite më pas, Rexhep Taip Erdogan nuk tentoi më ta ndalonte fitoren e opozitës në ish qytetin e tij. Qoftë dhe formalisht, satrapi turk e kapërdiu hidhërimin duke lënë të jetojë iluzionin se në sistemin e drejtuar prej tij është populli ai që vendos.

Në Himarë, Edi Rama e vrau edhe këtë iluzion. Dhe problemi nuk është se regjimi i tij është më i egër se ai i vëllait të vet anadollas, por se ndryshe nga tjetri, autokrai shqiptar nuk duron më as të përkundet në ajër shpresa qoftë dhe e rreme se, në këtë vend, mund të vendosë dikush tjetër përpos tij.

Në këtë kuptim, ajo që ndodh prej një viti në Himarë është një pikë kthese qoftë për demokracinë e çalë 30 vjeçare, qoftë dhe për vetë regjimin rilindas. Eshtë hera e parë që kundërshtarëve, nga tre, i lihen vetëm dy mundësi: ose humbja ose prangat. Përveç të drejtës për të fituar ata janë zhveshur edhe nga e drejta për të shpresuar.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga "tava" e Metës

Ky është lajmi i ri i këtij 4 gushti. Vrasja përfundimtare e mirazhit se dikush ka forcë për të ndryshuar diçka me votën e vet. Dhe kjo është tragjedia e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të dielë. Ajo nuk duhet kërkuar në manipulimin artizanal të votës, as tek njerëzit e ardhur me autobuza, as te shtimi i zgjedhësve të zhvendosur nga Gjendja Civile, as te pengimi i atyre me karta identiteti të skaduara, as te ndonjë joshje me dhënie tapish në zonën e lumit të Vlorës. Të gjitha këto marifete meskine kanë ndodhur edhe më parë. Risia e Himarës nuk qëndron tek batakçillëqet e vogla por tek ndryshimi i filozofisë për zgjedhjet në Shqipëri: deviza e tanishme është: të votosh nuk ka më vlerë pasi rezultatin e shpall tjetërkush.

Këtu Himara përbën provën gjenerale të zgjedhjeve të ardhshme që na presin, ato kur në vend që të rebelohen përballë padrejtësive, njerëzit fillojnë të mësohen dhe akomodohen me to. Ky dorëzim përpara së keqes shpjegon edhe pyetjen e ngritur në fillim të këtij shkrimi, se si ndryshoi kaq thellë, në kaq pak kohë, rezultati i 14 majit të shkuar. Përgjigjja e tij vjen edhe nga statistikat. Kur në kohën e opozitës, Edi Rama ishte ende i panjollë, pa investitorë strategjikë, pa plazhin e Olta Xhaçkës, pa zaptimet e trojeve dhe hotelet e 5D në bregun e Dhërmiut, PS nuk merrte më shumë se 35% në Himarë. Ajo arriti në 49% një vit më parë. Por, kur në taborët e saj përfshiu përpos këtyre aleatëve 10 vjeçarë edhe policinë politike edhe SPAK-un, edhe GJKKO edhe gjykatën e Lartë edhe ate Kushtetuese edhe KQZ-në edhe Presidentin, ajo e ngriti Vangjel Tavon në 59%.

Votuesi i gjendur fillikat përballë një aparati të tërë represiv, uli duart i dorzuar, i bindur se tashmë ti drejtohesh kutive të votimit do të thotë të marrësh pjesë në një farsë të kotë. Rama po e instalon suksesshëm këtë mentalitet dhe prandaj në të ardhmen ne do të shohim fitore triumfale Vangjelësh të tjerë që i vetëofrohen tavës së pushtetit. 

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale. Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq ed...

12:00

Rreziku Trump për demokracinë shqiptare

Rreziku gjeopolitik i një presidence Trump, si për Shqipërinë dhe Kosovën, është i qartë. Trump është adhurues i Vladimir Putinit dhe mosbesues ndaj NATO-s. Ard...

13:05

Berisha e vrau opozitën me listat e mbyllura

Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm një goditje morale dhe imazhi për opozitën. Me vitet që ka në ...

16:05

Më mirë "M"... sesa i varfër

Në Shqipëri përbën mallkim të jesh i varfër. Ky është konkluzioni i parë dhe i vetëm i skandalit të mikro kredive, që prej disa kohësh, po rrihet mbarë e prapë,...

14:11

S'na intereson Beleri i grekëve, por yni

Fredi Beleri nuk u prit si një hajdut votash, i liruar përkohësisht, por si një hero i helenizmit në Athinë. Që në daljen nga burgu i Fierit, ai u rrethua nga m...

18:55

Alibia e një proteste anti SPAK

Në studiot televizive, porsa mbaroi protesta e PD dhe gjithashtu një ditë më pas, kritika më e madhe që i'u bë tubimit të së enjtes ishte për mesazhet që Ilir M...

16:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI