Flash

Ka nisur votimi në Himarë, mbi 23 mijë votues për Tavon dhe Gjikurinë

Lapsi.al 4 August 2024
Ka nisur votimi në Himarë, mbi 23 mijë votues për Tavon dhe

Himara zgjedh sot kryebashkiakun e ri. Kandidati i PS, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria janë në garë “kokë më kokë” për të fituar mandatin e kreut të Bashkisë Himarë.

23.074 qytetarë të Himarës janë thirrur t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve. Në total janë 36 qendra, votimi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Qytetarët e parë himariotë u janë drejtuar kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për kryebashkiakun e ri.

Ndërkohë shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit u përfundua ditën e djeshme.

Përmes një reagimin në “X”, Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.

Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, njoftoi Celibashi.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në votimet e 14 Majit 2023, Fredi Beleri ndodhet në qeli i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, ndërsa mandati i tij u shpall i pavlefshëm nga KQZ.

Ndërkohë ish-kryebashkiaku i PS, Jorgo Goro gjithashtu u arrestua për “Shpërdorim të detyrës”, ndërsa SPAK sekuestroi pasuritë e tij.

Policia plan masash

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Policia ndër të tjera u ka bërë apel qytetarëve dhe subjekteve të përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

“Është miratuar nga KQZ-ja lista e punonjësve të Policisë që do të angazhohen në procesin zgjedhor.

Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.

Në këtë kuadër, apelojmë për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.

Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesit të pushtetit lokal të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt”, njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI