Flash

Cardi B zbulon se kush është babai i fëmijës së tretë

Lapsi.al 4 August 2024
Cardi B zbulon se kush është babai i fëmijës së

Cardi Bka konfirmuar në dosjen e divorcit të dorëzuar në gjykatë se Offset është babai i foshnjës të tretë.

Në të dhënat e tjera të dosjes, thuhet se çifti edhe pse në proces divorci, është në pritje të fëmijës së tretë bashkë. Këngëtarja po kërkon mbështetje nga Offset, për të tre fëmijët, pasi Cardi B dhe reperi janë njëherësh edhe prindër të vajzës Kulture dhe djalit Wave.

Reperja e dha lajmin e shtatzënisë vetëm pak orë pasi kishte bërë kërkesën për divorc. Në postimin e saj në Instagram, ajo shkroi:

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha më ke ripërtërirë fuqinë që mund t’i kem të gjitha! Më ke kujtuar se nuk kam pse të zgjedh mes jetës, dashurisë dhe pasioneve të mia! Të dua shumë dhe mezi pres që të shohësh atë që më ndihmove të realizoja, atë që më shtyve të bëja! Është shumë e lehtë të thyhesh para kthesave dhe provave të jetës, por ti, vëllai yt dhe motra jote më keni treguar pse ia vlen të ecësh para.”

Offset dhe Cardi B u martuan në shtator të vitit 2017.  Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas dyshja u pajtuan.

Të këshilluara

Aerosmith heq dorë nga turnetë

Aerosmith njoftoi së fundmi se nuk do të bëjnë më  turne duke thënë se lëndimi i vokalistit kryesor Steven Tyler është i vazhdueshëm dhe ai nuk do të shërohet...

11:23

Zac Efron pëson incident në Ibiza

Zac Efron është përfshirë së fundmi në një incident. Përfaqësuesi i Efron tha për TMZ se aktori 36-vjeçar u dërgua në spitalin në Ibiza si masë paraprake pas...

10:10

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI