Flash

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: “Po përpiqet të më mbyllë gojën”

Lapsi.al 4 August 2024
Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: “Po përpiqet të më

Angelina Jolie po akuzon Brad Pitt se po përpiqet ta heshtë.

Në dokumentet gjyqësore të depozituara më 25 korrik, avokatët e aktores s; "Maleficent"  pretendojnë se Pitt,  po përpiqet të bëjë që Jolie të nënshkruajë një marrëveshje moszbulimi, raporton People. Marrëveshja do të mbulonte akuzat për abuzim nga Pitt.

Çifti, i cili ishte i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe ka gjashtë fëmijë, janë grindur për kantinë e tyre franceze, Château Miraval, në pronësi të tyre. Në vitin 2022, aktori paditi ish-in e tij për shitjen e aksioneve të saj, duke pretenduar se ajo kishte shkelur një marrëveshje që asnjëri nuk mund ta shiste nëse tjetri nuk e miratonte.

Në dokumentet më të fundit të gjykatës, avokatët e Jolie pretendojnë se Jolie "nuk po vepronte me keqdashje dhe me qëllim për të lënduar Pitt nkur ajo shiti pjesën e saj të Miraval në 2021.

“Në vend të kësaj, ishte ai që refuzoi të blinte pjesën e saj nëse aktorja nuk nënshkruante një marrëveshje prej 8.5 milionë dollarësh, që e detyron atë të heshtë për abuzimet e aktorit,” thonë avokatet e Jolie.

Çifti u nda papritmas në shtator 2016 pasi gjatë udhëtimit me avion nga Franca në Los Anxhelos Pitt dyshohet se abuzoi fizikisht me Jolie dhe disa nga gjashtë fëmijët e tyre. Kohët e fundit, Angelina pretendoi në dokumentet e gjykatës se abuzimi "filloi shumë përpara" udhëtimit famëkeq me avion, por gjithmonë ishte i drejtuar vetëm ndaj aktores./Lapsi.al

Të këshilluara

Aerosmith heq dorë nga turnetë

Aerosmith njoftoi së fundmi se nuk do të bëjnë më  turne duke thënë se lëndimi i vokalistit kryesor Steven Tyler është i vazhdueshëm dhe ai nuk do të shërohet...

11:23

Zac Efron pëson incident në Ibiza

Zac Efron është përfshirë së fundmi në një incident. Përfaqësuesi i Efron tha për TMZ se aktori 36-vjeçar u dërgua në spitalin në Ibiza si masë paraprake pas...

10:10

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI