Flash

Tensionet Prishtinë-Shkup pas incidentit me Osmanin/ RMV: Do marrim masa

Lapsi.al 3 August 2024
Tensionet Prishtinë-Shkup pas incidentit me Osmanin/ RMV: Do marrim masa

Pas incidentit në aeroportin e Shkupit, Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të "trajtimit jo të drejtë" të presidentes Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se pas takimeve dhe diskutimeve me përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut ku ka shprehur shqetësimet për rastin ku Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit iu kërkua telefoni gjatë kontrollit të sigurisë në aeroport.

“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka shprehur keqardhje për incidentin me Presidenten e Kosovës. Në një komunikatë kanë njoftuar se do të marrin masa për ngjarjen.

“Pas një analize adekuate të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, kanë thënë nga Ministria e Jashtme.

Paraprakisht Presidenca e Kosovës kishte reaguar duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase duhet të kërkojë falje e jo të arsyetojë kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe vendosur në skaner telefonin personal të presidentes së Kosovës.

Të këshilluara

“Barinjtë” e zjarreve

Zjarret në pyje janë një dukuri e zakonshme gjatë verës, kudo në botë (ku ka pyje masive) të ndikuara nga nxehtësia, por edhe kur era e fortë favorizon përhapje...

09:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI