Flash

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Britania thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Libani

Lapsi.al 3 August 2024
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Britania thirrje qytetarëve

Rreziku i shpërthimit të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme është tani më afër se kurrë. Vendimi i SHBA-së për të dërguar anije luftarake dhe një skuadër ushtarësh në rajon, shënon ndoshta lëvizjen më të madhe të forcave amerikane që nga ditët e para të luftës së Gazës, kur Pentagoni dërgoi dy grupe sulmi avionësh në Lindjen e Mesme duke paralajmëruar grupet militante rajonale që të mos zgjeronin sulmet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin urdhëroi vendosjen në zonën e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln dhe anijeve të saj përcjellëse. Një tjetër aeroplanmbajtëse, USS Theodore Roosevelt, ishte në Gjirin e Omanit të premten dhe u shoqërua nga disa anije të tjera luftarake pasi u larguan së fundi nga Gjiri Persik, tha një zyrtar amerikan.

Ky ndryshim e lë të hapur mundësinë që ata të mund të lëvizin në Izrael nëse lundrojnë në perëndim rreth Jemenit drejt Detit të Kuq.

Në rajon do të vendosen edhe shkatërrues dhe kryqëzorë, të aftë për mbrojtje nga raketat balistike si dhe për sulm, shkruan Washington Post.

Forcat ushtarake amerikane janë vënë në gatishmëri të lartë pas kërcënimeve të Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran ditë më parë, ndërsa lufta në Rripin e Gazës vazhdon.

Ambasada amerikane në Bejrut u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen “me çdo biletë avioni në dispozicion”. Edhe pse shumë fluturime për në dhe nga kryeqyteti janë anuluar ose shtyrë, ka opsione në dispozicion, tha ambasada në deklaratën e saj.

“Ne inkurajojmë ata që dëshirojnë të largohen nga Libani të rezervojnë çfarëdo bilete të disponueshme, edhe nëse fluturimi nuk niset menjëherë ose nuk ndjek rrugën e zgjedhur prej tyre,” thuhej në deklaratë.

Kujtojmë që dhe Britania u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Libani, mes frikës së intensifikimit të një shpërthimi lufte mes Izraelit dhe organizatës libaneze Hezbollah. Në deklaratën e tij, sekretari i jashtëm i Britanisë u bëri thirrje qytetarëve britanikë që të largohen tani që fluturimet janë të disponueshme.

“Tensionet janë rritur dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi. Mesazhi im për qytetarët britanikë është i qartë, largohuni tani,”tha David Lammy.

Zyra e Jashtme u ka kërkuar britanikëve që qëndrojnë në Liban që ta raportojnë këtë tek autoritetet e tyre konsullore lokale, në mënyrë që ata të mbahen të informuar për zhvillimet.

Të këshilluara

Tërmet i fortë në Itali

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 20 km dhe ka ndodhur 124 km në jug të Tarantos, Itali. Ende nuk dihet për dëme materiale, apo...

21:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI