Flash

Berisha: Rama është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre

Lapsi.al 3 August 2024
Berisha: Rama është bërë pronar i një toke prej 224

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bërë pronar i 224 mijë metra katrorë tokë, pa asnjë dokument.

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama, ka marrë në Vuno, tokë sa gjysma e Tiranës në vitet fillim të viteve ’90.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një njeri, një mashtrues ordiner, një delinkuent, i cili keqësinë e tij shpirtërore, ligësinë e tij njerëzore do ta shfaqë ndaj cilitdo për të realizuar qëllimet e tij grabitqare. Dhe ky është Edvin Gjipeja, i cili sipas dokumenteve zyrtare, sipas denoncimeve publike të bazuara në dokumente zyrtare me klanin e tij është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë.

Një toke, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre. Nuk ekziston asnjë dokument shpronësimi. Një toke, e cila është marrë dhe për këtë akt Edi Rama ka ndryshuar dy ligje dhe ka lëshuar shtatë vendime qeveritare.

Edvin Gjipeja, se tani e tutje do e quajmë Edvin Gjipeja, po! Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.

E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur? Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.

Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.

Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë. Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.

Për të gjitha trojet e Himarës. Nga Borshi, në Palasë.

Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin. Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI