Flash

Berisha: Metamorfoza e fundit me Taulant Ballën personazh kryesor, Dumani fshin bisedat

Lapsi.al 3 August 2024
Berisha: Metamorfoza e fundit me Taulant Ballën personazh kryesor, Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë artikullin e Lapsi.al për mesazhet e shkëmbyera mes kriminelëve shqiptarë në SKY ECC dhe telefonat ENCRO, si dhe mundësinë e përfshirjes së politikanëve në këto biseda.

Berisha thotë se ministri Taulant Balla del në bisedat e koduara personazhi më qëndror i botës së krimit në dosjen e fundit të Metamorfozës. Ish-kryeministri hodhi akuza drejt kreut të SPAK-ut, që sipas tij është përfshirë në fshirjen e postimeve.

Postimi i Sali Berishës:

Të dashur miq, Taulant Balla del në bisedat e koduara personazhi më qendror i botës së krimit në dosjen e fundit të metamofozës! Por në dosje nuk mungojnë edhe Edi Rama dhe ministra e prokurorë, gjykatës të tjerë.

Altin Dumani fshin dhe fsheh bisedat që dëshmojnë lidhjet e krimit me nivelet më të larta të pushtetit, implikimin direkt të Ballës në porosi direkte të krimeve të shëmtuara.

Për më shumë hollësi ju ftoj të lexoni artikullin e mëposhtëm që shqyrton dhe sjell për lexuesit të vërtetën e lidhjeve të krimit me nivelet më të larta të politikës dhe fshehjen kriminale të ktryre lidhjeve nga Dumani i partisë!

Dëshmitë/ A ka emra politikanësh në bisedat me SKY ECC?

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI