Flash

VIDEO SKANDAL/ Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato godet protestuesin e arrestuar

Lapsi.al 2 August 2024
VIDEO SKANDAL/ Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato godet protestuesin e

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje pas protestës së banorëve në Thumanë që kërkojnë ndërtimin e hyrje-daljeve në autostardën e re. Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, Altin Qato ka dhunuar një person pasi e ka prangosur atë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, Qato ka ngritur protestuesin që ishte ulur në makinë dhe më pas e ka gjuajtur fort më shpullë në fytyrë.

Prezentë janë edhe efektivë të tjerë që rrinë aty në këmbë dhe nuk bëjnë asnjë veprim për t'i dalë në mbrojtje të riut. Në postimin e saj, Klodiana Lala shkruan: "Bravo Altin Qato Edhe shpulla jote mungonte pasi iu keni marre shpirtin qytetareve!"

Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

"Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë. Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd.

Jeni turpi i dheut që të dy. Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton. Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron" - shkroi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI